Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) sot do të publikojnë rezultatet e kontrolleve në sektorin e qumështit.
Publikimi i këtyre rezultateve do të bëhet në ora 10:00 në një konferencë për media në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
“Gjatë konferencës do të prezantohen gjetjet e raportit përfundimtar dhe masat që do të ndërmerren në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve dhe forcimit të sigurisë ushqimore”, thuhet në konferencë.
AUV një muaj më parë kishte kryer kontrolle dhe marrë mostra në qumështoren “Vita”.
Nga kjo kompani kishin ndërprerë grumbullimin e qumështit pas kontrolleve nga AUV./teve1.info/







