tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

AUV: Paraqitet rasti i parë këtë vit i gripit të shpezëve “Avian Influenza”

tëvë1 nga tëvë1
16/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Ushqimit dhe Veterniarisë njofton se është paraqitur rasti i parë në Kosovë i gripit të shpezëve “Avian Influenza” për këtë vit.

Sipas njoftimit të AUV-ot, sëmundja është e pranishme në një fermë jokomerciale në Shtime, përcjell teve1.info

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot me datë 16.11.2023 ka nxjerrë ‘’Vendim’’ me nr AUV 01/619. Për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes Gripi i Shpezëve-Avian Influenza. Zona në perimetër 3 km nga ferma në Fshatin Godancë komuna Shtime, shpallet zonë karantine e ndalimit të lëvizjes se shpezëve. Ndërsa zona në perimetër 10 km shpallet zonë nën mbikëqyrje për hulumtim”, thuhet në njoftim.

Teksa bëhet e ditur se po ashtu është bërë asgjësimi i pulave dhe shpezëve tjera në fermën e prekur, dezinfektimi i fermës dhe hapësirave rreth fermës.

Ferma është ekonomi familjare (pula të oborrit). Jemi në kontakte me praktikat veterinare, shoqatën fermerëve shpezëtar. Është urdhëruar ngritja e masave vetëmbrojtëse të biosigurisë në ferma. Aktualisht nuk kemi ndonjë rast tjetër të dyshimtë. Rasti është i izoluar është vetëm një fermë e prekur. Sëmundja është prezentë në shumicën e vendeve të BE-së dhe rajon. Në linjë me autoritete e vendeve tjera AUV vendosë masat për parandalim të përhapjes sipas praktikave profesionale ndërkombëtare. Nuk ka asnjë ndalesë sa u përket produkteve të shpezëve”, njofton AUV-i.

Njoftimi i plotë:

Paraqitet rasti i parë këtë vit i gripit të shpezëve Avian Influenza

Pas konfirmimit të prezencës se sëmundjes, gripi i shpezëve Avian Influenza në një fermë jo komerciale në Shtime. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot me datë 16.11.2023 ka nxjerrë ‘’Vendim’’ me nr AUV 01/619. Për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes Gripi i Shpezëve-Avian Influenza. Zona në perimetër 3 km nga ferma në Fshatin Godancë komuna Shtime, shpallet zonë karantine e ndalimit të lëvizjes se shpezëve. Ndërsa zona në perimetër 10 km shpallet zonë nën mbikëqyrje për hulumtim.

AUV menjëherë ka ndërmarrë masat ekzekutive për parandalim të përhapjes. Është bërë asgjësimi i pulave dhe shpezëve tjera në fermën e prekur, dezinfektimi i fermës dhe hapësirave rreth fermës. Ferma është ekonomi familjare (pula të oborrit). Jemi në kontakte me praktikat veterinare, shoqatën fermerëve shpezëtar. Është urdhëruar ngritja e masave vetëmbrojtëse të biosigurisë në ferma. Aktualisht nuk kemi ndonjë rast tjetër të dyshimtë. Rasti është i izoluar është vetëm një fermë e prekur. Sëmundja është prezentë në shumicën e vendeve të BE-së dhe rajon. Në linjë me autoritete e vendeve tjera AUV vendosë masat për parandalim të përhapjes sipas praktikave profesionale ndërkombëtare. Nuk ka asnjë ndalesë sa u përket produkteve të shpezëve.

Bazuar në Ligjin Nr. 2004/21 për Veterinarinë, neni 7, pika 4, të Udhëzimit Administrativ Nr. 2005/24 për Luftimin e Sëmundjes Zoonotike të Shpezëve” Gripi i Shpezëve”. Vlerësimit të situatës epizootiologjike paraqitjes se një rasti të izoluar, vendosen masat si në vijim:

Vendimi zbatohet në territorin e Komunës se Shtimes

I. Masat e përgjithshme:

a) Ndalimin e lëvizjes së shpezëve nga fermat dhe tregtimi i tyre në tregjet e kafshëve – shitblerja e shpezëve;

b) Vendosja e masave të biosigurisë në ferma (vetëkontrolli),

c) Përcaktimi i zonave të mbrojtura (3 km) dhe gjurmueshmëria e sëmundjes (10 km); dezinfektimi i objektit dhe zonave përreth ku ka shpërthim të sëmundjes;

d) Njoftimi i rasteve të dyshimta për sëmundjen Gripi i Shpezëve;

e) Vizita e fermave të dyshuara nga ambulancat veterinare në koordinim me inspektorët veterinar, marrja e mostrave dhe dërgimi në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë

f) Përcaktimi i lokacioneve për groposjen e shpezëve.

II. Përjashtimisht nga masat e lartcekura, lejohet lëvizja shpezëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje në thertore të licencuara vetëm me pëlqimin e inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën në pranimin e shpezëve në hapësirat e tyre.

IV. Obligohet Komuna e Shtimes, Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.

V. Vendimi hynë në fuqi sot datë 16.11.2023

Raportoni në numrin:
0800 500 95 Pa pagese 24h

Jakupi: Jemi të dëshpëruar, asnjë nga kërkesat e minatorëve nuk janë realizuar deri më tani

08/12/2023

Canaj: Draft-statuti i Asociacionit sjell një mini-republikë brenda Republikës së Kosovës

08/12/2023

Estonia njeh përpjekjet e Kosovës për de-eskalim të situatës në vëri

08/12/2023

Konjufca: BE-së s’i takonte ta propozonte draft-statutin për Asociacionin

08/12/2023

Tre module shtohen në bazën e të dhënave për evidentimin e rasteve të dhunës në familje

08/12/2023

D+ publikon raportin “Keqpërdorimi i marrëveshjeve për shërbime të veçanta në nivelin qendror”

08/12/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.