TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës nis hetimet ndaj MTS-it serb

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës nis hetimet ndaj MTS-it serb

Sipas AKK-së, MTS i njohur si Telekomi Mobil i Serbisë ka shtrembëruar konkurrencën në tregun e Kosovës.

“Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka nxjerr konkluzion për fillimin e procedurës kundër ndërmarrjes MTS DOO, Autoriteti ka analizuar kushtet e tregut të konkurrencës dhe duke vepruar sipas detyrës zyrtare, ka zhvilluar shqyrtimin paraprak të vlerësimit të përqendrimit, lidhur me dyshimin e arsyeshëm se ndërmarrja MTS DOO (Telekomi Mobil i Serbisë), e cila operon në tregun përkatës, të ofrimit të shërbimeve të internetit dhe atë kabllor në territorin e Republikës së Kosovës, ka realizuar shitblerje të aksioneve në tregun përkatës, duke fituar kontrollin mbi ndërmarrjet tjera, për të cilat përmbushet detyrimi ligjor për njoftimin e përqendrimit sipas ligjit për mbrojtjen e konkurrencës”, thuhet në reagimin e AKK-së.

AKK-ja thekson se MTS-i serb ka realizuar transaksione pa e dorëzuar njoftimin e detyrueshëm për qëllimin e përqendrimit të parapara në Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

“Autoriteti njofton se transaksionet/blerjet nëse janë realizuar, pa e dorëzuar njoftimin e detyrueshëm për qëllimin e përqendrimit sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, paraqet formë të kufizimit ose shtrembërimit të konkurrencës nga ndërmarrjet në territorin e Republikës së Kosovës ose jashtë territorit, nëse veprimet e tyre kanë efekt në tregun e Republikës së Kosovës.

Kontrolli i bashkimeve synon të parandalojë shtrembërimet e konkurrencës dhe synon të parandalojë efektet antikonkurruese përpara se ato të ndodhin (Ex-Ante)”, thekson Autoriteti.

Sipas AKK-së, ky institucion në fillim të procedurës për hetim ka për qëllim sqarimin e fakteve nga shkeljet e ndodhura.

“Autoritetit njofton se, fillimi i procedurës për hetimin e çrregullimit të konkurrencës, ka për qëllim sqarimin e fakteve dhe në këtë mënyrë vërtetimin e shkeljes së pretenduar. AKRK do të marrë vendimin e saj meritor bazuar në faktet e vërtetuara të rastit dhe do të mbaj të informuar opinionin dhe qytetarët të cilët marrin shërbime nga ndërmarrja MTS DOO”, përfundon AKK-ja.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

​Arrestohet i dyshuarin për pastrim parash në vlerë mbi 2 milion euro

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident fatal në Skenderaj, humb jetën një këmbësor 74-vjeçar

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

“Info Nata”- 17.03.2026

“Info Nata”- 17.03.2026

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Reali fiton edhe në Angli, kualifikohet në çerekfinale

Reali fiton edhe në Angli, kualifikohet në çerekfinale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën