TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Auditori: Zyra e Presidencës me tejkalim të kontratave dhe mungesë planifikimi buxhetor

Ulje të buxhetit e joplanifikim të mirë për organizimi të eventeve, janë disa nga gjetjet e Zyrës së Auditorit për institucionin e Presidencës.

by Florijeta Dernjani
10 muaj ago
0
A A
Auditori: Zyra e Presidencës me tejkalim të kontratave dhe mungesë planifikimi buxhetor

Viti 2024, e përballi Presidencën me më pak buxhet në dispozicion.

Ky institucion përgjatë vitit të kaluar pati 1.03 milionë euro buxhet, ku realizimi i tij ishte 100%.

Në të gjeturat e Zyrës së Auditorit, shpjegohet se cilat kategori kanë pësuar zvogëlim të buxhetit në bazë të një vendimi të Qeverisë.

“Buxheti përfundimtar është më i ulët se buxheti fillestar për 473 mijë e 796 euro. Ky zvogëlim është si rezultat i vendimit të qeverisë për kursime buxhetore, ku nga kategoria mallra dhe shërbime janë tërhequr 150 mijë euro, nga shpenzimet komunale 4  mijë euro, investimet kapitale 161 mijë euro, si dhe nga kategoria paga dhe mëditje 158 mijë e 792 euro”

Me zvogëlimin e buxhetit, Zyra e Presidencës nuk arriti të planifikojë mirë shpenzimet për një organizim të përvitshëm të saj.

Sipas të gjeturave të auditorit, Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i vitit 2024, tejkaloi vlerën e buxhetit që kishte në dispozicion.

“ZPRK kishte lidhur kontratë publike kornizë “Shërbime të transportit ajror- bileta”, për nevoja të Presidencës në vlerë prej 120 mijë euro. Gjatë auditimit kemi konstatuar se ZPRK kishte kryer furnizime në vlerë prej 211 mijë euro, duke tejkaluar vlerën e kontratës për 55 mijë euro. Kjo situatë ka ardhur si rezultat i organizimit jot ë duhur nga personat përgjegjës të përfshirë në organizimin jo të duhur nga personat përgjegjës të përfshirë në organizimin e dytë të forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku numri i pjesëmarrësve ishte shumë më i lartë ndërsa të gjitha planifikimet ishin bazuar në shpenzimet e edicionit të pare”.

Në mesin e gjetjeve të auditorit, është rendituar edhe mbajtja e pozitave me ushtrues detyre për një kohë më të gjatë se sa është e parashikuar ligjërisht.

“Në 15 raste, kemi vërejtur se pozitat e rregullta të punës mbaheshin me ushtrues detyre, më gjatë se afati i paraparë ligjor prej 12 muaj. Mbajtja e pozitave me ushtrues detyre për një kohë më të gjatë se afati i paraparë me ligj, rrezikon që pozitat e ndryshme të mbahen nga persona që nuk i përmbushin kriteret e kërkuara për pozitat adekuate”.

Si rekomandim i papërmbushur nga ana e Zyrës së Presidencës, është konsideruar mosfinalizimi i legjislacionit të brendshëm nga Sekretari i Përgjithshëm, që daton që nga viti 2023.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën