TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Auditimi zbulon keqmenaxhim në Fushë-Kosovë, pagesa mijëra eurosh për punë të papërfunduara

Komuna e Fushë Kosovës u ka dhënë mijëra euro kompanive pa përfunduar punën për të cilën kishin fituar tender. Madje sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, kjo komunë ka shpenzuar mijëra euro tjera më shumë se sa kishte planifikuar. Për këtë nga Rrjeti i Organizatave joqeveritare (AVONET) thonë se komuna ka bërë shkelje ligjore.

by Doresa Geci
4 muaj ago
2 0
A A

Fasadimi i palestrës në fshatin Sllatinë e vogël nuk ishte bërë.

Por kjo nuk i kishte penguar Komunës së Fushë Kosovës që ta bëjë pagesën për furnizime dhe punë ende të papërfunduar.

Kështu komuna kishte paguar operatorin ekonomik afër 400 mijë euro për punën të cilën nuk e kishte kryer.

Kjo është një nga gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit për komunën e Fushë Kosovës.

E njëjtë kishte vepruar edhe në pesë kontrata të tjera, ku pagesa ishte kryer ndonëse puna nuk kishte nisur.

Kjo nuk është e vetmja parregullsi që ZKA ka evidentuar në këtë komunë.

Në dy raste të projekteve kapitale ishin nënshkruar kontrata me vlera më të mëdha se buxheti i paraparë.

“Projekti “Ndërtimi i Objektit të QMF-së, në Fushë Kosovë”, me ligjin e buxhetit të vitit 2024 përfshirë edhe projeksionet për vitet 2025 dhe 2026 ishin planifikuar 340,000€, derisa vlera e kontraktuar është 538,228€. Projekti “Instalimi – rregullimi i nxehjes në objektin e komunës”, me ligjin e buxhetit ishin planifikuar 50,000€ derisa vlera e kontraktuar është 81,111€. Pjesa e pambuluar e shpenzimeve është paguar nga buxheti i projekteve të bashkëfinancimeve, impianti i ujërave të zeza, dhe projektet nga donatorët dhe ministritë e linjës”, thuhet nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Poashtu sipas këtij raporti,  në shtatë raste në vlerë totale afër 35 mijë euro, subvencionimi i OJQ-ve nuk ishte bërë në pajtim me Rregulloren dhe Thirrjet Publike.

Kurse në një rast, Komuna e Fushës Kosovës i kishte dhënë tendë një kompanie e cila nuk kishte përmbushur kriteret e përcaktuara me dosje të tenderit.

E këto të gjetura sipas degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet,kanë të bëjnë me keqmenaxhim dhe papërgjegjësi totale të qeverisje lokale.

“Raporti i auditimit për vitin 2024 e pasqyron gjendjen reale se qysh është aktualisht dhe qysh ka qenë viteve të kaluar kjo qeverisje. Në këtë raport e gjetur është se 900 mijë janë shpenzuar pa ndonjë mbulese pa ndonjë shpalosje adekuate, ka projekte që janë paguar pa u përfunduar punët dhe shohim se mbi 400 mijë euro të cilat janë humbur si rezultat i kamatave”, tha Durim Hajra.

Rrjeti i Organizatave joqeveritare (AVONET) thonë se këto të gjetura tregojnë se udhëheqësit e kësaj komunë kanë shkelur ligjin.

Madje sipas drejtorit ekzekutiv, këtu ka hapësirë edhe për nisje të hetimeve nga Prokuroria.

“Si mekanizëm kontrollues që është auditori e natyrisht duke parë të gjetura, një pjesë të tyre që të mos themi të gjitha, por pjesa dërmuese ka vlera dyshime për vepër penale. Dëmtimi i buxhetit, mosrespektimi i ligjit të prokurorimit  edhe duke tejkaluar vlera e buxhetit e duke mos u kryer puna”, tha Kenan Gashi nga AVONET.

Tëvë1 ka provuar të marr një qëndrim edhe nga Komuna e Fushë Kosovës, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfundon numërimi i votave në Qendrat Komunale të Numërimit, vazhdon ai i votave me postë

Përfundon numërimi i votave në Qendrat Komunale të Numërimit, vazhdon ai i votave me postë

Dyshohet se aksioni në veri lidhet me vrasjen e doganierit të Eulex-it në vitin 2013

Dyshohet se aksioni në veri lidhet me vrasjen e doganierit të Eulex-it në vitin 2013

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Operacion policor në Zubin Potok dhe Zveçan, dyshohet se është arrestuar një person

Burri në Prishtinë sulmohet fizikisht nga bashkëshortja

Burri në Prishtinë sulmohet fizikisht nga bashkëshortja

Forcat izraelite vazhdojnë bastisjet në Bregun Perëndimor, një person i plagosur

Izraeli vret një palestinez dhe intensifikon bastisjet në Bregun Perëndimor

Shkelje e armëpushimit: Izraeli sulmon civilët dhe mbyll pikën kufitare të Rafahut

Shkelje e armëpushimit: Izraeli sulmon civilët dhe mbyll pikën kufitare të Rafahut

Përfundon numërimi i votave në Qendrat Komunale të Numërimit, vazhdon ai i votave me postë

Përfundon numërimi i votave në Qendrat Komunale të Numërimit, vazhdon ai i votave me postë

Maqedoni e Veriut, deri në orën 11:15 votuan 9.3 për qind e qytetarëve

Maqedoni e Veriut, deri në orën 11:15 votuan 9.3 për qind e qytetarëve

Pakistani dhe Afganistani arrijnë marrëveshje armëpushimi

Pakistani dhe Afganistani arrijnë marrëveshje armëpushimi

Avokati i Popullit në Maqedoni hap linjë telefonike falas për raportimin e shkeljeve

Avokati i Popullit në Maqedoni hap linjë telefonike falas për raportimin e shkeljeve

Dyshohet se aksioni në veri lidhet me vrasjen e doganierit të Eulex-it në vitin 2013

Dyshohet se aksioni në veri lidhet me vrasjen e doganierit të Eulex-it në vitin 2013

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën