TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​ATK u bën thirrje qiradhënësve të deklarojnë të ardhurat, paralajmëron masa ndaj shkelësve

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
ATK del me njoftim për tatimpaguesit me borxhe, mund të përfitojnë zbritje të gjobave

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) u ka bërë thirrje të gjithë personave fizikë që realizojnë të ardhura nga dhënia me qira e banesave, shtëpive apo pronave të tjera, përfshirë edhe përmes platformave elektronike si Airbnb dhe platformave të ngjashme, që t’i deklarojnë këto të ardhura dhe të përmbushin detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi.

ATK njofton se, në kuadër të aktiviteteve për identifikimin e ekonomisë joformale, ka analizuar të dhënat dhe informacionet në dispozicion dhe ka konstatuar se një numër personash kanë realizuar të ardhura nga qiradhënia e pronave pa u regjistruar në ATK, pa i deklaruar të ardhurat dhe pa paguar detyrimet tatimore.

Institucioni u ka bërë thirrje këtyre personave që t’i përmbushin sa më parë vullnetarisht obligimet e tyre, duke u pajisur me Numër Fiskal nëse nuk janë të regjistruar, duke deklaruar të ardhurat e realizuara dhe duke paguar tatimet sipas ligjit.

ATK thekson se disponon informacione dhe prova që mundësojnë identifikimin e personave që përfitojnë të ardhura nga dhënia me qira e pronave. Në rast se detyrimet nuk përmbushen vullnetarisht, administrata paralajmëron se do të ndërmarrë masa ligjore, përfshirë regjistrimin sipas detyrës zyrtare, vlerësimin e detyrimeve tatimore mbi bazën e të dhënave që posedon, ngarkimin me interesa dhe gjoba, si dhe masa të tjera administrative dhe ligjore të parashikuara me legjislacionin tatimor.

Administrata Tatimore e Kosovës rithekson përkushtimin për promovimin e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore dhe trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve. Për informata shtesë lidhur me regjistrimin, deklarimin dhe pagesën e tatimeve, qytetarët mund të kontaktojnë ATK-në përmes kanaleve zyrtare ose të vizitojnë zyrat e saj.

Tags: ATKdeklarimi i te ardhuraveqiradhenesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Reforma territorial në Shqipëri, tensione në Tiranë

Reforma territorial në Shqipëri, tensione në Tiranë

Policia e Kosovës ndërpret aktivitetin e fushatës parazgjedhore të Serbisë në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ndërpret aktivitetin e fushatës parazgjedhore të Serbisë në Mitrovicë të Veriut

Shqipëria mbyll kapitullin e katërt për BE, Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

Shqipëria mbyll kapitullin e katërt për BE, Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

Gjendja shëndetësore e personit të plagosur në Livoç të Ulët është e rëndë

UEFA dënon Serbinë për shkeljet e shumëfishta

UEFA dënon Serbinë për shkeljet e shumëfishta

Gjendja shëndetësore e personit të plagosur në Livoç të Ulët është e rëndë

Gjendja shëndetësore e personit të plagosur në Livoç të Ulët është e rëndë

Zyrtare: Montella shkarkohet nga pozita e trajnerit të Turqisë

Zyrtare: Montella shkarkohet nga pozita e trajnerit të Turqisë

Osmani: Asnjë subjekt s’garantoi shumicën, mund të kemi dy palë zgjedhje brenda katër muajve

Osmani pas vrasjes në Gjilan: Gratë nuk duhet të vdesin që institucionet të zgjohen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën