Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka pritur në Komunë kryetarin e parë të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Osman Haxhimehmedi, raporton teve1.info
Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari i Komunës, Erden Atiq, i cili së bashku me njoftimin e ka publikuar edhe një fotografi para objektit të Komunës.
“Kryetari i parë i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë Osman Haxhimehmedi në vizitë në komunën tonë”, ka shkruar Atiq.








