TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Atentati në Rinas, një i vdekur dhe një i plagosur, gjendet e djegur makina e autorëve

by teve1
4 muaj ago
0
A A
Atentati në Rinas, një i vdekur dhe një i plagosur, gjendet e djegur makina e autorëve

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në rrethrrotullimin e Rinasit në Tiranë ditën e sotme, ku ka ndodhur një atentat me armë.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Mercedes-Benz S-Class ngjyrë e bardhë, duke shkaktuar 1 të vrarë dhe 1 të plagosur, të dy duke udhëtuar me të njëjtin mjet.

Viktimë ka mbetur Gilmando Dani rreth 40 vjeç, një personazh i njohur dhe me precedent të mëparshëm penal.

Sa i përket të plagosurit, ai është M.Sh. rreth 47 vjeç dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Viktima Gilmando Dani dhe i plagosuri M.Sh. sapo ishin kthyer nga Barcelona drejt Tiranës.

Automjetin me të cilin po udhëtonin, një Mercedes-Benz S-Class ngjyrë e bardhë, e kishin lënë në parkingun e aeroportit.

Mjeti drejtohej nga M.Sh., i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë atentatit dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Gilmando Dani u ka shpëtuar edhe më parë dy atentateve, në vitet 2011 dhe 2015.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se dyshohet që autori/ët kanë qëlluar me armë nga një makinë në lëvizje dhe më pas janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës.

Mësohet se plumbat kanë prekur edhe një godinë hoteli në afërsi të vendngjarjes.

Ndërkohë, në fshatin Halil u gjet e djegur makina tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore dhe kanë krijuar një perimetër sigurie.

Në brendësi të mjetit janë gjetur katër armë zjarri, që dyshohet të jenë përdorur gjatë atentatit në Rinas.

Armët janë sekuestruar si prova materiale dhe do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë balistike, me qëllim përcaktimin e llojit të armëve dhe nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Njëkohësisht kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorin/ët e atentatit, si dhe për të zbardhur motivet.

Sipas burimeve policore, në këtë atentat dyshohet të kenë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Këta të fundit, përmes dy makinave të tjera, dyshohet të kenë marrë pjesë në atentat gjithashtu, por do të jenë hetimet që do të zbardhin të gjithë dinamikën.

Ndërkohë grupi hetimor do të shqyrtojë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të ndërtuar dinamikën e atentatit të rëndë./rtsh.al

ShareTweet

Postime të ngjashme

Propaganda ruse për Ukrainën dhe Kosovën po përhapet edhe në mediat në gjuhën shqipe

Propaganda ruse për Ukrainën dhe Kosovën po përhapet edhe në mediat në gjuhën shqipe

​Vijon lirimi i hapësirave publike, Rama: Askush të mos mendojë se mund të ndërtojë pa leje

​Vijon lirimi i hapësirave publike, Rama: Askush të mos mendojë se mund të ndërtojë pa leje

Teherani raporton 460 të vrarë dhe 4.309 të plagosur që nga nisja e sulmeve SHBA-Izrael

Teherani raporton 460 të vrarë dhe 4.309 të plagosur që nga nisja e sulmeve SHBA-Izrael

Emiratet e Bashkuara Arabe raportojnë për sulme të reja nga Irani

Emiratet e Bashkuara Arabe raportojnë për sulme të reja nga Irani

Bajrami: Opozita nuk e mbështeti, prandaj LVV-ja nuk e propozoi Osmanin

Bajrami: Opozita nuk e mbështeti, prandaj LVV-ja nuk e propozoi Osmanin

Bajrami për vendimin e Kushtetueses: Vendimi i presidentes ishte i ngutshëm, por pezullimi i Kuvendit është radikal

Bajrami për vendimin e Kushtetueses: Vendimi i presidentes ishte i ngutshëm, por pezullimi i Kuvendit është radikal

Atletico mposht Tottenhamin, i afrohet çerekfinales

Atletico mposht Tottenhamin, i afrohet çerekfinales

“Info Nata”- 10.03.2026

“Info Nata”- 10.03.2026

Yamal shpëton Barçën nga humbja kundër Newcastlet

Yamal shpëton Barçën nga humbja kundër Newcastlet

Bayerni drejt çerekfinales, mposht bindshëm Atalantan

Bayerni drejt çerekfinales, mposht bindshëm Atalantan

Mustafa: Vetëm familja Jashari mund ta nxjerrë Kosovën nga kriza politike

Mustafa: Vetëm familja Jashari mund ta nxjerrë Kosovën nga kriza politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën