TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Atashetë nëpër misione, kërkohet shtimi i numrit të tyre

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Atashetë nëpër misione, kërkohet shtimi i numrit të tyre

Mbi 60 ambasada e konsullata i ka të vendosura Kosova nëpër botë.

Megjithatë në këto misione diplomatike, krahas ambasadorëve e konsujve, kryejnë detyrën vetëm 15 atashe.

Në listën të cilën e ka siguruar televizioni shihet se shumica e atasheve janë të mbrojtjes dhe policorë.

Por për kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazin, Kosova duhet t’i japë rëndësi emërimit të atasheve edhe të fushave tjera.

“Sidomos kulturorë, meqë kemi një diasporë të shpërndarë gjithandej. Qendrat Kulturore duhet të rihapen sikur që është ajo e Stambollit që është e mbyllur. Ne kemi kërkuar sqarim nga MPJ pse ka ndodhur një gjë e tillë. Atashetë ekonomik janë jashtëzakonisht të rëndësishëm, ne duhet të avancojmë marrëdhëniet në nivelin e shkëmbimeve tregtare përtej asaj që shohim sot”, tha Abazi.

Teksa për ish-ministren e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, shërbimi i jashtëm i Kosovës duhet të zgjerohet e specializohet në temat me interes për objektivat kombëtare.

“Misionet tona në Kryeqytetet e Kuintit – SHBA në radhë të parë dhe pastaj të tjerat – duhet të fuqizohen në kapacitete profesionale dhe mbështetje të specializuar diplomatike – në përputhje me objektivat diplomatike të shtetit dhe në mbulueshmërinë gjeografike në të gjitha kontinentet. Kosova nuk do të duhej të lë pa mbuluar asnjë shtet të Bashkimit Evropian, qoftë përmes misioneve rezidente qoftë jorezidente. Po ashtu duhet të caktohen diplomatë që portfolio specifike i kanë shtetet mosnjohëse sidomos tani që pritet të aplikohet edhe në Bashkimin Evropian, pas aplikimit në Këshillin e Evropës”, deklaroi Haradinaj-Stublla.

Televizioni ka kontaktuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme për t’i pyetur nëse ka nevojë dhe planifikojnë që ta shtojnë numrin e atasheve, por nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e kësaj kronike.

Kronika e realizuar nga gazetari Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Jashari: Presidentja ka marrë anë politike, nuk përfaqëson unitetin

Jashari: Presidentja ka marrë anë politike, nuk përfaqëson unitetin

A do të ketë koalicion LVV-Nisma për formimin e Qeverisë së re?-flet Xhevahire Izmaku

A do të ketë koalicion LVV-Nisma për formimin e Qeverisë së re?-flet Xhevahire Izmaku

KQZ hap regjistrimin për votuesit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale 2025 – afati nis më 23 korrik

KQZ-ja publikon rregullat e votimit për zgjedhjet e 12 tetorit

Komandanti i Policisë në Lipjan, jep dorëheqje morale pas rastit tragjik të 27-vjeçarit

Policia kontrollon pesë lokacione në veri për armëmbajtje pa leje

Jashari: Presidentja ka marrë anë politike, nuk përfaqëson unitetin

Jashari: Presidentja ka marrë anë politike, nuk përfaqëson unitetin

KFOR-i dhuron donacion për stacionin policor në Graçanicë

KFOR-i dhuron donacion për stacionin policor në Graçanicë

Finlanda dhe Edon Maxhuni kualifikohen në gjysmëfinale të Eurobasket 2025

Finlanda dhe Edon Maxhuni kualifikohen në gjysmëfinale të Eurobasket 2025

A do të ketë koalicion LVV-Nisma për formimin e Qeverisë së re?-flet Xhevahire Izmaku

A do të ketë koalicion LVV-Nisma për formimin e Qeverisë së re?-flet Xhevahire Izmaku

KQZ hap regjistrimin për votuesit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale 2025 – afati nis më 23 korrik

KQZ-ja publikon rregullat e votimit për zgjedhjet e 12 tetorit

Emisioni “Ditari” 10.09.2025

Emisioni “Ditari” 10.09.2025

Komandanti i Policisë në Lipjan, jep dorëheqje morale pas rastit tragjik të 27-vjeçarit

Policia kontrollon pesë lokacione në veri për armëmbajtje pa leje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X