Një draft statut prej 26 faqeve për formimin e Asociacionin e Komunave më shumicë serbë në Kosovë u publikua sot.
Përfaqësues të organizatave joqeveritare, përfaqësues të partive politike e zyrtarë nga ambasadat ishin prezentë gjatë prezantimit të këtij drafti.
Sipas këtij dokument i cili u hartua nga Organizata gjermane, Friedrich-Ebert- Stiftung (FES) në partneritet me Institutin Evropian për Paqe, asociacioni parashihet që të formohet në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës.
Drejtori i organizatës gjermane, gjatë prezantimit të këtij draftit tha se kjo është vetëm pikënisje për diskutime.
E dimë rëndësinë që ka kjo temë e Asociacionit, dhe jemi shumë të vetëdijshëm për sfidat. Ky publikim duhet të shihet si pikënisje për diskutim për këtë çështje, kjo është vetëm starti. Prapë siç i’u referova objektives si fondacion që mbështesin dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ka pasur shumë debate për këtë çështje por nuk ka pasur prezentime. Është dashur që ti arrijm dy objektiva”
Të pranishmeve draftin ia prezantoi përfaqësuesi Institutit Evropian për Paqe, Senad Sabovic.
“Asociacioni/Bashkësia përbëhet nga këto dhjetë komuna dhe përfaqëson interesat e tyre dhe të banorëve të tyre. Anëtarësimi në Asociacion/Komunitet është vullnetar. Procedurat për anëtarësim shtesë, largim nga anëtarësimi dhe shpërbërja e Asociacionit/Bashkësisë janë të përcaktuara nga ky Statut. Asociacioni/Bashkësia nuk do të zëvendësojë apo zvogëlojë të drejtat dhe interesat e komuniteteve në Republikën e Kosovës, siç janë të përcaktuara në Kushtetutën e saj dhe të parapara (të siguruara) me sistemin juridik”, tha ai.
E ky dokumente i cili përbëhet prej 18 neneve nxiti edhe reagimet e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje që ishin prezent në këtë takim.
Kurse koordinator i projektit, Egzon Osmanaj ka thënë se një nga pikat kyçe të procesit është marrëveshja e vitit 2013, derisa foli edhe për rrjedhjen e dokumentit.
Struktura e këtij asociacioni do të jetë e përbërë nga trupat si Kuvendi i Asociacionit, kryetari i Asociacionit, nënkryetari, këshilli i asociacionit dhe bordi i asociacionit.
Në këtë draft thuhet se e Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Qeverisje Lokale.
Kronika e gazetares Doresa Geci.







