Lidhur me këtë, ka reaguar edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, teksa pro këtij ndryshimi ishin 94 deputetë.
“Pas lotimit të suksesshëm të AAK-së, të hyrat vetanake u mbesin komunave në vitin 2023. Kuvendi i Republikës së Kosovës tërhoqi pikën 6 të nenit 9 të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2023. Projekt-ligji i Buxhetit për vitin 2023 i propozuar nga MFT, është kontestuar nga Komunat përkatësisht Asociacioni i Komunave të Kosovës, në nenin (9) pika (6), ku bëhej fjalë për të hyrat vetanake të grumbulluara nga komunat e ku thuhej që: “Të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar”, paragraf ky i cili është konsideruar nga AKK në kundërshtim me ligjet ekzistuese që rregullojnë aspektin e të hyrave vetanake të Komunave”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.
Më tej, ata kanë theksuar se Asociacioni i Komunave të Kosovës, përmes lobimit ka arritur të mbrojë të drejtën e Komunave.
“Asociacioni i Komunave të Kosovës ka arritur të mbrojë përmes lobimit të drejtën e Komunave të mbajnë dhe të menaxhojnë e të hyrat vetanake të grumbulluara, pasi që mjetet janë të qytetarëve dhe duhet të investohen nëpër Komuna, e drejtë e cila është e garantuar edhe me gjitha aktet juridike në Republikën e Kosovës. Asociacioni i Komunave të Kosovës pas reagimeve të Komunave, ka kundërshtuar propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, që këto mjete nga Të Hyrat vetanake të Komunave, që përfshijnë disa miliona euro të kalojnë në Buxhetin e Qeverisë së Kosovës”, thuhet tutje.
Ndërsa, më tej kanë theksuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ishte në mbrojtje të Komunave duke respektuar Ligjin e Menaxhimit të Financave Publike, atë të Financave të Pushtetit Lokal si dhe Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale./teve1.info/.







