TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Asociacioni i Komunave shpreh shqetësimin për planifikimin e buxhetit 2027 nga qeveria për komunat

by Teve1
16 minuta ago
0
A A
Asociacioni i Komunave shpreh shqetësimin për planifikimin e buxhetit 2027 nga qeveria për komunat

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka shprehur shqetësimin për ndarjen (projeksionin) e buxhetit prej 908 milionë eurosh për komunat për vitin 2027, duke thënë se, pavarësisht rritjes së shumës monetare, pjesëmarrja e nivelit lokal në buxhetin e përgjithshëm të shtetit ka shënuar rënie.

Ibrahimi deklaron për KosovaPress se nga 21.7 për qind sa ishte pjesëmarrja e komunave në buxhetin e vitit 2026, sipas planifikimit për vitin e ardhshëm ajo do të ulet në 21.3 për qind.

Ai ka theksuar se rritja e buxhetit nuk duhet të vlerësohet vetëm përmes shifrave, por edhe me mundësitë reale për realizimin e projekteve kapitale.

“Buxheti si shumë monetare ka rritje, mirëpo përqindja e cila ndahet për komuna nga buxheti total i Kosovës ka zbritje. Këtë vit nga buxheti total, komunave u ka dhënë nga 21.7 përqind. Vitin e ardhshëm në bazë të këtij planifikimi buxhetor shihet se ka rënie në përqindje 21.3 përqind. Loja me fjalë se ka buxhet rekord, duhet shikuar realizimin e tyre në praktikë dhe fuqinë monetare të projekteve që zbatohen me këtë buxhet. Duhet marrë parasysh se qeveria ka paraparë ngritjen e koeficientit për paga mujore, gjithashtu ajo do të ketë ndikim në buxhetin e komunave. Problemi është se niveli qendror nuk po e merr parasysh normën e inflacionit ndër vite, këtë vit në bazë të statistikave norma e inflacionit në disa muaj ka qenë rreth 7 përqind”, ka thënë ai.

Sipas Ibrahimit, ulja prej 0.4 pikësh përqindjeje në pjesëmarrjen e komunave në buxhetin e përgjithshëm përkthehet në dhjetëra miliona euro. Ai ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që gjatë shqyrtimit të projektbuxhetit të merren parasysh nevojat financiare të pushtetit lokal, duke vlerësuar se ndarja aktuale nuk është e mjaftueshme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga Ibrahimi është ekzekutimi i vendimeve gjyqësore që lidhen kryesisht me kontratat kolektive. Ai ka bërë të ditur se vetëm gjatë këtij viti komunave u janë marrë rreth 100 milionë euro përmes këtyre vendimeve, duke kërkuar që barra financiare të kompensohet nga niveli qendror.

“Përqindja e kontributit të nivelit qendror te niveli lokal ka rënë prej 0.4 përqind, nëse e përkthen në mjete financiare aty janë me dhjetëra miliona euro… 21.3 përqind nuk është e mjaftueshme nëse mendojmë se do të kemi një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në nivelin lokal. Parlamenti i Republikës, duhet të marrë parasysh këto karakteristikë për komunat, sepse ne synojmë që në përqindje të ngritët. Vetëm këtë vit komunave i janë marrë rreth 100 milion euro nga vendimet gjyqësore, ku shumica ka të bëjë me kontrata kolektive. Ne gjithmonë kemi kërkuar që këto mjete financiare të kompensohen, e jo barrën financiare ta bartin tek komunat”, ka thënë Ibrahimi.

Ibrahimi ka bërë të ditur se Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka adresuar kërkesë kryeministrit Albin Kurti për një takim me bordin e asociacionit, me qëllim diskutimin e këtyre problemeve. Sipas tij, takimi i fundit me kryeministrin është mbajtur në tetor të vitit 2024, ndërsa ende nuk kanë marrë përgjigje për kërkesën e fundit.

Përveç çështjeve buxhetore, ai ka ngritur shqetësime edhe për moskompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në disa komuna që nga viti 2022, si dhe për humbjen e fondeve nga Bashkimi Evropian.

Ibrahimi ka dërguar kërkesë Kurtit për takim

“Këtë vit përqindja në investime kapitale është jashtëzakonisht e vogël. Marrja e mjeteve padrejtësisht nga kontrata kolektive, ka ndikuar drejtpërdrejt në prishjen e strukturës buxhetore të komunës.. Pasoja e tretë që po vjen nga kontrata kolektive është se komunat nuk po mund të aplikojnë për të marrë mjete shtesë buxhetore nga grandi i performancës. Dëmi është zinxhiror dhe komunave po i kushton me qindra miliona euro. Javën e kaluar e kemi adresuar kërkesë që bordi i asociacionit të takohet me kryeministrin Kurti, ti ri diskutojë këto probleme, takimi i fundit me Kurtin ka ndodh në tetorin e vitit 2024.Dëmet nga vërshimet ende nuk janë kompensuar në disa komuna që nga vitit 2022, papërgjegjësia e nivelit qendror sa i përket humbjes së fondeve nga Bashkimi Evropian. Ende nuk kemi një përgjigje për takim”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës më 2 nëntor ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027 në vlerë prej 4.27 miliardë eurosh, prej të cilave 908 milionë euro janë paraparë për komunat. Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar këtë si buxhet rekord për pushtetin lokal.

ShareTweet

Postime të ngjashme

25 arrestime dhe 1 mijë e 844 gjoba trafiku brenda 24 orëve nga Policia

25 arrestime dhe 1 mijë e 844 gjoba trafiku brenda 24 orëve nga Policia

Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës, trupi dërgohet në IML për obduksion

Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës, trupi dërgohet në IML për obduksion

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gra të sulmuara dhe të kanosura

Shtatë raste të dhunës në familje u evidentuan nga Policia e Kosovës të shtunën

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Parashikimi i motit për ditën e sotme

25 arrestime dhe 1 mijë e 844 gjoba trafiku brenda 24 orëve nga Policia

25 arrestime dhe 1 mijë e 844 gjoba trafiku brenda 24 orëve nga Policia

Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës, trupi dërgohet në IML për obduksion

Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës, trupi dërgohet në IML për obduksion

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gra të sulmuara dhe të kanosura

Shtatë raste të dhunës në familje u evidentuan nga Policia e Kosovës të shtunën

Asociacioni i Komunave shpreh shqetësimin për planifikimin e buxhetit 2027 nga qeveria për komunat

Asociacioni i Komunave shpreh shqetësimin për planifikimin e buxhetit 2027 nga qeveria për komunat

Sa kafe duhet të pini për të humbur peshë?

Sa kafe duhet të pini për të humbur peshë?

Portugalia merr vendimin për fanellën ikonike të Cristiano Ronaldos

Portugalia merr vendimin për fanellën ikonike të Cristiano Ronaldos

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën