Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se nuk është shënua asnjë rast i infektimit këtë vit me ethe hemorragjike.
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Hajdin Berisha ka thënë se pasi edhe këtë vit nuk kemi të regjistruar asnjë rast të infektimit me EHKK, e konsiderojmë si vit të suksesshëm.
Përmes një postimi në Facebook, komuna njofton se gjatë këtij viti, janë mbajtur ligjërata vetëdijesuese nëpër shkolla, si dhe është vazhduar me spërkatjen apo dezinsektimin, kundër rriqrave si bartës të virusit të EHKK.
“Gjatë sezonit që konsiderohet i rrezikshëm, si komunë kemi qenë të angazhuar, së bashku me stafin e profesionistëve shëndetësorë në Qendrës së Mjekësisë Familjare në Malishevë”, ka thënë Berisha./teve1.info/