Shtretërit janë bosh.
Në Klinikën Infektive nuk ka pacientë që janë të prekur nga Corona Virusi.
Përderisa ky infeksion është ende në qarkullim, Albina Ponosheci, infektologe, thotë se situata duhet mbikëqyrur.
Ponosheci u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen e të imunizohen nga ky virus.
Që nga fillimi i pandemisë nga ky virus kanë qenë të prekur mbi 228 mijë persona, të shëruar mbi 225 mijë dhe 3189 vdekje.
Kronika e realizuar nga gazetarja Valëza Sylejmani.