TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Asnjë cent më shumë”: S’do paguajmë faturat nëse nuk ndryshon vendimi

by TËVË 1
1 vit ago
3 0
A A

Në orën 12:00 thirrën konferencë për media.

Kështu, organizatorët e fushatës “Asnjë cent më shumë”, edhe këtë të premte paralajmëruan protestën e radhës.

Në këtë takim nuk munguan as thirrjet për qytetarët që të jenë pjese ë protestës kundër shtrenjtimi të çmimit të energjisë elektrike.

Besnik Shabiu, që është edhe organizator i protestës thotë që ata nuk do ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Do të vazhdojmë të jemi edhe më tutje të zëshëm, deri në momentet e fundit kur bashkë me qytetarët do të fitojmë këtë proces. Ashtu siç e kemi paralajmëruar nesër do të jetë protesta e radhës e cila do të filloj nga ora 12:00. Zëri i qytetarëve është mirë që mos  me u ndal në asnjë moment. E kemi shumë të rëndësishëm të vazhdojmë bashkë se ashtu qysh e kemi nis ashtu kemi me përfundua”, tha ai.

Ai tha se nga sheshi i Prishtinës do të bëjnë thirrje ZRRE të pezulloj vendimin e marrë me 11 prill.

“Nesër në të njëjtën kohë është të njëjtën kohë, ka qëlluar të jetë edhe seanca konstituive, e cila po dështon tash e disa herë. Natyrisht, prej këtij sheshi do t’i bëjmë thirrje gjithë deputetëve të Republikës së Kosovës që të shtynë përpara këtë proces, dhe momentin e parë që konstituohet Kuvendi, të thirret menjëherë në Komisionin për energji, ZRRE-ja për raportim, dhe sa më parë ky vendim të pezullohet”, tha Shabiu.

Shabiu tregoi edhe për hapat e mëtutjeshëm që do ndërmarrin në qoftë se nuk përfillet kërkesa e tyre.

“Një prej alternativave që kemi paraqitur është edhe paralizimi i aktiviteteve nëpër institucione, bllokimi i shesheve dhe rrugëve. Përveç kësaj, kemi nisur edhe një iniciativë, të cilën, nëse ka nevojë, sërish do ta aktualizojmë, pjesa e pezullimit të pagesave për çmimin e energjisë elektrike për qytetarët”, tha ai.

E padi për vendimin që mori Zyra e Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e çmimit të rrymës është duke përgatitur avokati Ardian Bajraktari.

“Ne po presim publikimin e vendimit, i cili do të duhej të ndodhte, por akoma nuk është bërë. Sot jam drejtuar me kërkesë zyrtare përmes emailit zyrtar ZRRE-së, që ta kemi sa më parë këtë vendim, në mënyrë që ta analizojmë dhe ta procedojmë, përkatësisht ta finalizojmë padinë. Krahas padisë, po punojmë edhe në hartimin e propozimit për masë të përkohshme, si masë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit, për faktin se jemi të bindur që plotësohen kriteret ligjore të përcaktuara në nenin 100 të ligjit për konflikt administrativ. Për faktin se një vendim i tillë paraqet dëme vështirë të riparueshme për palët në procedurë, përkatësisht për qytetarët”, deklaroi Bajraktari.

Të shtunën në ora 12:00 pritet të mbahet protesta e radhës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Palatova viziton qendrat e votimit në Prishtinë e Graçanicë: Zgjedhjet, test i demokracisë

Palatova viziton qendrat e votimit në Prishtinë e Graçanicë: Zgjedhjet, test i demokracisë

Këngëtari Naser Berisha i bën konak ekipit të Tëvë1 në ditën e zgjedhjeve

Këngëtari Naser Berisha i bën konak ekipit të Tëvë1 në ditën e zgjedhjeve

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Vizitori kanos oficerin korrektues në Burgun e Dubravës, arrestohet

Mërgimtari prej berberit te kutia e votimit, bë plan me familje për të votuar

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Dy raste të asgjësimit të fletëvotimeve në rajonin e Prishtinës, dy persona ndalohen për 48 orë

Mërgimtari prej berberit te kutia e votimit, e bën plan për të votuar me familje

Mërgimtari prej berberit te kutia e votimit, e bën plan për të votuar me familje

“Na kanë lodhë bllokadat, faji jetim” qytetari i Fushë-Kosovës: Dilni votoni masivisht

“Na kanë lodhë bllokadat, faji jetim” qytetari i Fushë-Kosovës: Dilni votoni masivisht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën