Drejtori i Interit Piero Ausilio në një intervistë për ‘Sky Sport Italia’, ka thënë se Kristjan Asllani, duhet të gjejë skuadër të re.
Mesfushori shqiptar e ka marrë porosinë e qartë sipas klubit, dhe se ai duhet të largohet këtë verë.
“E kemi informuar Kristjan Asllanin se ai duhet të gjejë një klub tjetër”, ka thënë Ausilio, transmeton Fabrizio Romano.
Mesfushori i kombëtares kishte pak minuta te Interi në sezonin e kaluar.
Ai ka një ofertë konkrete nga Fiorentina për t’u transferuar këtë verë.