TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Asllani: Me LDK-në asnjë ushtar, polic e zjarrfikës s’do të ketë pagë nën 900 euro

by TËVË 1
4 muaj ago
1
A A
Asllani: Me LDK-në asnjë ushtar, polic e zjarrfikës s’do të ketë pagë nën 900 euro

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-ushtarak, Muharrem Asllani, ka shprehur bindjen e tij të fuqishme në fitoren e LDK-së në zgjedhje, duke e bazuar këtë në platformën politike, planin ekonomik dhe ekipin që, sipas tij, është më i miri krahasuar me partitë e tjera.

Asllani theksoi se beson fuqishëm në elektoratin kosovar, të cilin e cilësoi si të mençur dhe të aftë për të ndëshkuar partitë që bëjnë gabime.

“Besoj fuqishëm se kësaj radhe elektorati do ta dijë se kah duhet të rreshtohet dhe ku të votojë”, deklaroi Asllani.

Ai vuri theks të veçantë në platformën e LDK-së për sigurinë dhe mbrojtjen, duke thënë se kjo parti ka një plan më të avancuar krahasuar me subjektet e tjera politike, falë përfshirjes së profesionistëve ushtarakë në politikë.

“Platforma e LDK-së ka një plan të veçantë për sigurinë dhe mbrojtjen. Jo vetëm unë, por edhe ushtarakë të tjerë, përfshirë gjeneralë, jemi pjesë e politikës dhe kemi plane më të mira për këto fusha”, u shpreh ai.

Asllani theksoi se zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) duhet të bëhet larg ndikimeve politike dhe me maturi në komunikimin publik.

“Në momentin që vijmë në pushtet, FSK-ja duhet të zhvillohet larg politikës. Nuk është e nevojshme që çdo veprim apo pajisje të reklamohet, sepse disa gjëra nuk i shërbejnë sigurisë së vendit. Jemi shtet i ri dhe ushtri në ndërtim”, tha ai.

Në aspektin e pagave për sektorin e sigurisë, Asllani premtoi rritje të ndjeshme në rast se LDK vjen në pushtet.

Ai tha se qysh në javën e parë pasi që LDK-ja do të jenë në pushtet, policët, zjarrfikësit si dhe ushtarët do të kenë paga mbi 900 euro.

“Me LDK-në në qeveri, koeficienti do të jetë 150 dhe çdo ushtar do ta ketë pagën mbi 900 euro. Qysh në javën e parë pas ardhjes në pushtet, asnjë ushtar, polic apo zjarrfikës nuk do ta ketë pagën nën 900 euro”, deklaroi Asllani, duke shtuar se rritjet do të vazhdojnë edhe në vitet pasuese. /teve1.info/

Tags: LDKMuharrem AsllaniTËVË !zgjedhjet e 28 dhjetorit
ShareTweet

Postime të ngjashme

A e pranon LVV Abdixhikun president? Rrustemi: Vendosin rrethanat

A e pranon LVV Abdixhikun president? Rrustemi: Vendosin rrethanat

Rrustemi: Opozita po bllokon zgjedhjen e presidentit, nuk pranon rezultatin e 28 dhjetorit

Rrustemi: Opozita po bllokon zgjedhjen e presidentit, nuk pranon rezultatin e 28 dhjetorit

Sadiku: Kosova afër zgjedhjeve të reja, VV në pozitë më komode

Sadiku: Kosova afër zgjedhjeve të reja, VV në pozitë më komode

Seancë me dyer të mbyllura në rastin Banjska?

Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës

PSG kalon tutje, eliminon Liverpoolin

PSG kalon tutje, eliminon Liverpoolin

“Info Nata”- 14.04.2026

“Info Nata”- 14.04.2026

Barcelona fiton dhe eliminohet nga Championsi

Barcelona fiton dhe eliminohet nga Championsi

Sadiku: Kosova afër zgjedhjeve të reja, VV në pozitë më komode

Sadiku: Kosova afër zgjedhjeve të reja, VV në pozitë më komode

Seancë me dyer të mbyllura në rastin Banjska?

Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën