TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Asllani e Ajeti mezi presin Evropianin

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Asllani e Ajeti mezi presin Evropianin

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll po vazhdon me përgatitjet për “Euro 2024”, ndërsa atmosfera brenda kampit “kuqezi” është shumë e mirë.

Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin, ndërsa Kristjan Asllani e Arlind Ajeti kanë shprehur emocionet para fillimit të Evropianit që do të mbahet në Gjermani.

Mesfushori i Interit, Asllani ka thënë se pret edhe përkrahjen e madhe të shqiptarëve pasi insiston se tifozët i japin motiv të madh Shqipërisë.

“Do shkojmë me shumë dëshirë për të luajtur ndeshjet, janë shumë të bukura. Mezi po pres, sidomos ndeshjen e parë me Italinë. Ne i presim tifozët të shumtë, na kanë ndihmuar edhe në kualifikuese. Kjo është një ndeshje e veçantë për mua. Siç edhe thashë, mezi po pres që të futem në fushë. Tifozët shqiptarë janë zjarr dhe mezi po i pres që t’i shoh e të jemi të bashkuar”, tha Asllani.

Ngjashëm sikurse Asllani është shprehur edhe mbrojtësi Ajeti, i cili do të paraqitet në Evropianin e dytë me Shqipërinë. Ajeti ishte pjesë e Shqipërisë edhe në “Euro 2016”.

“Besoj që tifozët nuk kanë nevojë për thirrje, në çdo ndeshje na kanë ndihmuar dhe besoj që edhe në dy ndeshjet miqësore do të jenë pranë nesh. Çdo ndeshje do jetë speciale në Evropian, nuk mund të them Italia, Kroacia apo Spanja. Çdo ndeshje është speciale dhe do të bëjmë maksimumin”, tha Ajeti.

Para se të niset drejt Gjermanisë, Shqipëria në ditët e para të qershorit do t’i luajë dy ndeshje miqësore në Hungari. Më 3 qershor do të përballet me Lihtenshtajnin, ndërsa katër ditë më vonë do të luaj edhe kundër Azerbajxhanit.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Llapi nuk fiton as me Feronikelin, pa gola në Drenas

Llapi nuk fiton as me Feronikelin, pa gola në Drenas

Hajdari në formacionin e javës në Bundesligë

Hajdari lëndohet sërish, disa javë jashtë fushe

Përfundojnë pjesët e para në Superligë, rezultate interesante

Pa gola në Drenas pas pjesës së parë, Nikli me një lojtar më pak

Gruda shkëlqeu në Champions, u motivua nga Klopp

Gruda shkëlqeu në Champions, u motivua nga Klopp

Protesta në Tiranë, gurë dhe molotovë drejt Kryeministrisë, dëmtohen objektet e dy ministrive

Protesta në Tiranë, gurë dhe molotovë drejt Kryeministrisë, dëmtohen objektet e dy ministrive

Presidenti Begaj reagon për vrasjen në Gjykatën e Apelit: Atentat ndaj drejtësisë dhe shoqërisë

Begaj reagon për tensionet në protestat në Shqipëri: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë

Hoxha takon komandantin e ri të KFOR-it, flasin për avancimin e bashkëpunimit

Hoxha takon komandantin e ri të KFOR-it, flasin për avancimin e bashkëpunimit

Emisioni “Ditari” 14.10.2026

Emisioni “Ditari” 14.10.2026

Kërkesat e studentëve në Tiranë: Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

Kërkesat e studentëve në Tiranë: Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

Sinani: Rezoluta amerikane ka ndërkombëtarizuar çështjen e shqiptarëve të Luginës

Sinani: Mbështetja financiare e Kosovës për Këshillin Kombëtar Shqiptar rikthehet për shqyrtim

Dyshohet për ryshfet e keqpërdorim pozite – Të dyshuarit i ndalohet t’i afrohet Komunës së Prishtinës dhe Kadastrit

Dyshohet për ryshfet e keqpërdorim pozite – Të dyshuarit i ndalohet t’i afrohet Komunës së Prishtinës dhe Kadastrit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën