TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ASK thotë se ka vullnet nga qytetarët në veri për t’u regjistruar

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Mitrovica e Veriut

Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës , Avni Kastrati, ka thënë se ka gatishmëri për regjistrim të popullsisë edhe në pjesën veriore, pavarësisht thirrjes së Listës Serbe për bojkot.

Kastrati në një konferencë për media të mbajtur të hënën, ku ka folur për ecurinë e procesit që ka filluar të premten, ka thënë se kanë takuar përfaqësues të banorëve dhe se kanë gatishmëri, por që është kërkuar disa ditë afat shtesë për trajnim.

“Jemi takuar me përfaqësues të komunitet serb po me me Listën Serbe dhe ka një gatishmëri edhe te popullsia serbe për me u regjistrua edhe tek ata ka një gatishmëri dhe kanë kërkuar disa ditë afat për mu trajnu dhe ne jemi dakord. Presim që në ditën në vijim t’i grumbullojmë të dhënat edhe në atë pjesë”, ka thënë ai përcjell teve1.info

Po ashtu, Kastrati ka njoftuar se procesi po monitorohet nga ndërkombëtarët, ku pas dy javës do të vijë një komision i monitorimit nga UNESCO.

“Gjitha komunitete janë duke marrë pjesë në regjistrim, pa anashkaluar asnjë komunitet. Kemi edhe institucione ndërkombëtare që do ta monitorojnë procesin e regjistrimit i kemi disa kolegë këtu që janë nga disa shtete. Pas dy javësh do të vijë një komision i monitorimit nga UNESCO, i përbërë nga ekspertë të ndryshëm. Procesi po shkon sipas planit që kemi planifikuar”, u shpreh ai.

Ndërkohë,  ai ka pohuar se regjistrimi po shkon sipas planit të paraparë, dhe funksionalizmi i sistemit si sfidë tashmë është tejkaluar.

“Është shumë me rëndësi të dimë se gjitha aktivitete që janë paraparë deri para regjistrimin janë kryer dhe kemi hyr në një fazë të grumbullimit të të dhënave në terren. Pajisjet janë adekuate dhe shumë funksionale, e kemi kaluar një pengesë teknike. Sistemi është duke funksionuar meqenëse ka qenë sfidë. I gjithë sistemi nuk ka pasur asnjë telash. Është zhvilluar edhe sistemi i procesit të monitorimit. Aktivitetet e parapara janë në linjë me planin që kemi pasur”, shtoi ai.

Më 5 prill, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë  e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar  ka thënë se serbët e Kosovës nuk do të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.

Lista Serbe ka thënë se pjesëmarrja në “proceset e organizuara nga [kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti do të ishte poshtërimi më i madh për popullin tonë, në kohën kur i njëjti ua mohoi serbëve të drejtën për pensione dhe paga, pengoi funksionimin normal të shëndetësisë dhe përfitimeve sociale, hoqi të drejtën e votës, arrestoi dhe persekutoi serbët, i pushtoi komunat me forcë, militarizoi veriun e Kosovës…”.

Procesi ka nisur më 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Konjufca: Jostabiliteti institucional kufizoi qeverisjen dhe vonoi reformat në Kosovë

​Konjufca: Jostabiliteti institucional kufizoi qeverisjen dhe vonoi reformat në Kosovë

Arrestohen tre persona të kërkuar në Podujevë, dërgohen në vuajtje të dënimit

Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për keqpërdorim të granteve ndërkombëtare

Kurti takon Sorensen, flasim për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe njohjen reciproke

Kurti takon Sorensen, flasim për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe njohjen reciproke

Egjipti shpall 35 organizata islame në Evropë si terroriste, mes tyre edhe një nga Kosova

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Beshiktashin e rivalizojnë dy klubet tjera turke për Zhegrovën

Futboll, Kosova U17 dhe U19 pësojnë humbje

Futboll, Kosova U17 dhe U19 pësojnë humbje

​Tahiri: Kosova është pa agjendë integruese, me progresin më të ulët në Ballkanin Perëndimor

​Tahiri: Kosova është pa agjendë integruese, me progresin më të ulët në Ballkanin Perëndimor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën