TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ASK: Rritet qarkullimi në industrinë e Kosovës, rënie e lehtë e punësimit

by teve1
5 muaj ago
1
A A
ASK: Rritet qarkullimi në industrinë e Kosovës, rënie e lehtë e punësimit

Qarkullimi në sektorin e industrisë në Kosovë është rritur me 5.49 për qind në prill 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas Statistikave Afatshkurtra të Industrisë, rritja më e madhe është regjistruar në industrinë nxjerrëse (miniera dhe gurore), me 29.96 për qind.

Pas saj vjen furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 7.08 për qind, furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbeturinave me 5.77 për qind, si dhe industria përpunuese me 4.21 për qind.

Në të njëjtën periudhë, numri i të punësuarve në industri ka shënuar një rënie të lehtë prej 0.13 për qind krahasuar me prillin e vitit 2025.

ASK njofton gjithashtu se fondi i pagave dhe mëditjeve në sektorin industrial është rritur me 9.62 për qind në baza vjetore.

Rritja më e madhe e pagave është shënuar në industrinë nxjerrëse me 17.62 për qind, ndërsa industria përpunuese me 9.72 për qind.

Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar është rritur me 9.53 për qind, kurse sektori i ujësjellësit dhe menaxhimit të mbeturinave me 6.89 për qind.

Sipas ASK-së, aktiviteti industrial në vend ka vazhduar trendin e rritjes gjatë prillit, i mbështetur kryesisht nga industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese, ndonëse punësimi ka mbetur pothuajse i pandryshuar në raport me vitin e kaluar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Filharmonia dhe Opera e Kosovës shfaqën koncert për 28 Nëntor, u pritën ngrohtësisht nga publiku

Filharmonia dhe Opera e Kosovës shfaqën koncert për 28 Nëntor, u pritën ngrohtësisht nga publiku

Foshnja njëmuajshe dërgohet pa shenja jete në QKMF në Skenderaj, rasti po hetohet

Foshnja njëmuajshe dërgohet pa shenja jete në QKMF në Skenderaj, rasti po hetohet

Borë në gjithë Kosovën, rrugët e kalueshme, apelohet për kujdes

Borë në gjithë Kosovën, rrugët e kalueshme, apelohet për kujdes

Policia e Kosovës hap për herë të tretë konkursin për 450 rreshterë

Përgatitej vrasje e rëndë në Prishtinë, pesë të dyshuar – dy arrestohen, intervistohet viktima

Filharmonia dhe Opera e Kosovës shfaqën koncert për 28 Nëntor, u pritën ngrohtësisht nga publiku

Filharmonia dhe Opera e Kosovës shfaqën koncert për 28 Nëntor, u pritën ngrohtësisht nga publiku

Studentët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama i fton sërish në dialog

“Gëzuar Ditën e Çlirimit”, Rama përcjell urimin për 29 Nëntorin

Foshnja njëmuajshe dërgohet pa shenja jete në QKMF në Skenderaj, rasti po hetohet

Foshnja njëmuajshe dërgohet pa shenja jete në QKMF në Skenderaj, rasti po hetohet

Borë në gjithë Kosovën, rrugët e kalueshme, apelohet për kujdes

Borë në gjithë Kosovën, rrugët e kalueshme, apelohet për kujdes

Policia e Kosovës hap për herë të tretë konkursin për 450 rreshterë

Përgatitej vrasje e rëndë në Prishtinë, pesë të dyshuar – dy arrestohen, intervistohet viktima

Sot pritet mot i acartë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -8 gradë

Sot pritet mot i acartë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -8 gradë

Dorëzohet Hysa, nuk e fiton titullin e botës në boks

Dorëzohet Hysa, nuk e fiton titullin e botës në boks

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën