TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

ASK për grevën e SBASHK-ut: Të shikohet interesi i nxënësve, ky vit nuk duhet të dëmtohet më tepër

nga tëvë1
10 Maj, 2022
0
A A
ASK për grevën e SBASHK-ut: Të shikohet interesi i nxënësve, ky vit nuk duhet të dëmtohet më tepër

Samir Shahini tha se Kosova numëron rreth 330 mijë nxënës në sistemin parauniveristar, në këtë shifër dominojnë për 10 mijë nxënës meshkuj sesa femra. Ai shtoi se në Kosovë vazhdon të jetë e ulët përfshirja e nxënësve në arsimit parashkollor.

Si sfidë kryesore, ai ka renditur zbatimin e kontratës kolektive për çka tha se as MASHT-i nuk u ka ofruar përkrahje.

“Sfidë kryesore vazhdon të mbetet zbatimi i kontratës kolektive në komunat e cila në fillim në hartim të saj ka pas probleme dhe pastaj vazhdon të reflektojë tash e sa vite në kontratën paraprake por edhe në kontratën e re të nënshkruar në vitin 2021 nga ish-ministri Ramë Likaj vazhdojmë të kemi mos alookim të buxhetit për kryerjen e obligimeve që iu dalin komunave nga kontrata kolektive. Pastaj, një nga problemet e tjera më të theksuara është sfida e rekrutimit dhe ndeshja e dy ligjeve të cilat thonë krejt diçka tjetër njëri prej tjetrit për rekrutim të stafit, kemi Ligjin për Arsim Parauniveristar dhe atë për Shërbyes Publik i cili ia delegon përgjegjësinë e rekrutimit zyrave të personelit nëpër komuna dhe sot në realitet kemi disa komuna që vazhdojnë të kryejnë rekrutimin përmes njësisë kërkuese DKA në këtë rast dhe disa komuna që bëjnë rekrutimit përmes zyrës së personelit”, tha ai.

Shahini, i cili është edhe drejtor për Arsim në Komunën e Fushë-Kosovës, theksoi se në këtë vit shkollor ka një rënie të numrit të nxënësve prej 12 mijë nxënës në nivel vendi. Si shqetësim tjetër ka ngritur edhe disbalancën e mësimdhënësve nëpër komuna.

“Nga viti i fundit shkollor 2020-2021 dhe 2021-2022 kemi një rënie prej 12 mijë nxënës në nivel të vendit e cila është shqetësuese për secilin prej nesh, por për këtë janë disa faktorë që i dimë dhe nuk ka nevojë t’i elaburojmë këtu. Ajo që neve na shqetëson është se kjo rënie nuk është përcjell me një reformim të sistemit parauniveristar në komuna nga asnjë qeveri deri më tani. Kemi pasur disa shenja të mira nga kjo qeverisje, është hera e parë që dikush e konsideron të bëjë një risistemim ose një rregullim më të mirë të numrit të shkollave, mënyrën se si funksionojnë dhe menaxhmentit qoftë në baza të regjioneve, komunave apo shkolla për të balancuar mungesën e mësimdhënësve në masë të madhe në disa komuna si ajo e Prishtinës, Fushë-Kosovës, dhe pastaj kjo mungesë vazhdon të përcillet thuajse në të gjitha komunat por në qytete në Gjilan kemi mungesë të madhe të mësimdhënësve në qytet por vazhdojmë të kemi numër të ulët të nxënësve në fshatra”, theksoi ai.

Shahini ka folur edhe për grevën e paralajmëruar nga SBASHK-u për çka tha se në këtë moment duhet të vihet interesi i nxënësve përpara, pasi ky vit shkollor sipas tij edhe ashtu është i dëmtuar.

“Disa nga shqetësimet e tjera janë edhe SBASHK-u, nuk mund të kalojmë pa përmendur grevën e cila është konfirmuar nga SBASHK-u me 12 muaj, ky është vetëm fillimi shpresoj se nuk do të eskalojë. Ata kanë lajmëruar se do të ketë grevë 1-orëshe në të gjithë nivelin parauniveristar në Kosovë ne kemi kontaktuar në nivel lokal me përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe qëndrimi ynë si Asociacion i Komunave, si Kolegjium për Arsim, është që mësimdhënësit kanë të drejtë të kërkojnë atë që kërkojnë, mirëpo dua të konsiderojmë së bashku me mësimdhënësit dhe këtë trekëndëshin pushtetit lokal dhe qendror dhe SBASHK të konsiderojmë fillimisht interesin e nxënësve. Ky vit nuk duhet të dëmtohet më tepër, ky vit shkollor është dëmtuar që nga fillimi, rikujtojmë që viti shkollor ka

nisur me shumë vonesë është punuar të shtunave ashtu siç është punuar dhe lirisht mund të konsiderojmë si të humbura”, theksoi ai.

Kurse, drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Besiana Musmurati kërkoi nga anëtarët e Komisionit për Arsim që ta shfrytëzojnë autoritetin e tyre për të shtyrë përpara procesin e Bordit të OSHP-së.

“Ngecja e investimeve kapitale në nivelet e të gjitha komunave është problem që e kemi diskutuar me kolegët e të gjitha DKA-ve dhe stagnimet e tilla të investimeve kapitale për ndërtim të shkollave dhe çerdheve në të gjithat e komunat të Kosovës po ndodh për dy arsye një është bllokimet që i kemi në OSHP për komunën e Prishtinës vendosja e kamerave të sigurisë në shkolla është e bllokuar në OSHP, ndërtimi i tri shkollave të reja është i bllokuar në OSHP e projekte të tjera iu kisha lutur si komision që të shfrytëzoni autoritetin tuaj”, deklaroi Musmurati./kp

 

 

 

Tags: Kosovasamir shahiniSBASHK-u
ShareTweet

Postime të ngjashme

Lista Serbe e cilëson provokim vizitën e Kurtit në veri

Kurti: Siguria nacionale është përmirësuar, Serbia ka humbur forcën destabilizuese

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot më i freskët gjatë javës së ardhshme

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Lista Serbe e cilëson provokim vizitën e Kurtit në veri

Kurti: Siguria nacionale është përmirësuar, Serbia ka humbur forcën destabilizuese

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot më i freskët gjatë javës së ardhshme

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës

Hedhja e gjësendeve në fushë në ndeshjen Shqipëri – Serbi, policia njofton për numrin e të arrestuarve

Hedhja e gjësendeve në fushë në ndeshjen Shqipëri – Serbi, policia njofton për numrin e të arrestuarve

Sonte nis edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës

Sonte nis edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës

Rey Manaj kërkon falje

Rey Manaj kërkon falje

Milani në bisedime të avancuara me Liverpoolin për Chiesan

Milani në bisedime të avancuara me Liverpoolin për Chiesan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X