tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Ashton: Lajçaku e do suksesin e Kosovës

tëvë1 nga tëvë1
15/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ndërmjetësuesja në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Catherine Ashton, ka thënë se shpreson që në muajt dhe vitet e ardhshme do ta shohin që procesi i dialogut do të ecë përpara. Por sipas saj kjo nuk do të jetë e lehtë.

Derisa ka folur në konferencën në Prishtinë me titull “Dialogu me Serbinë: Mësime nga e kaluara për të ardhmen e procesit”, që është organizuar nga Grupi për Ballkan, ajo ka folur edhe për të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

“Lajcaku ka punuar për mua dhe me mua për shumë vjet dhe është person që e do suksesin e Kosovës”, ka theksuar Ashton.

Një ditë më parë kryeministri Albin Kurti ka thënë se Lajçaku dhe shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Joseph Borrell kanë rënë në kushtëzimet e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij kushtëzimi i Serbisë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe tashmë është shndërruar në qëndrime të emisarëve Borrell dhe Lajçak.

Ashton ndërkohë ka thënë se mbetet e përkushtuar për dialogun.

“Nëse ndonjëherë ka diçka që mund të bëjë në përkrahje të dialogut dhe të përafrimit të Kosovës me Serbinë unë do ta bëjë”, është shprehur Ashton.

 

​Dialogu Kosovë – Serbi drejt bllokadës

23/09/2023

Sekuestrohen mbi 250 mijë euro në portin e Durrësit

23/09/2023

“10 vjet mund të zgjasin procedurat për anëtarësimin e Kosovës në NATO”

23/09/2023
SAN SEBASTIAN, SPAIN - FEBRUARY 07: Adnan Januzaj of Real Sociedad reacts during the La Liga Santander match between Real Sociedad and Cadiz CF at Estadio Anoeta on February 07, 2021 in San Sebastian, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Adnan Januzaj në janar pritet të rikthehet në Ligën Premier

23/09/2023

Vdes një 76-vjeçar, nuk arriti të dalë nga shtëpia që ishte përfshirë nga flakët

23/09/2023

Ide të zgjerimit të BE-së në situatën e re gjeopolitike

23/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.