TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

ASHAK shpreh shqetësim për propozimin e dënimit me 180 vjet burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK) ka shprehur shqetësimin lidhur me propozimin e Zyrës së Prokurorit Special për dënimin me 180 vjet burgim për katër figurat udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës; Kadri Veselit, ish-kryetar i Kuvendit, Jakup Krasniqit, ish-kryetar i Kuvendit dhe Rexhep Selimit, ish-deputet i Kuvendit.

Në një reagim të martën, kryesia e ASHAK-ut thekson se procesi gjyqësor duhet të zhvillohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe me respektimin e të drejtave të njeriut, ashtu siç garantohen nga Kushtetuta e Kosovës dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Sipas ASHAK-ut, çdo shmangie nga këto parime përbën ndikim politik dhe dëmton legjitimitetin dhe paanshmërinë e procesit gjyqësor.

Akademia vë në pah rëndësinë historike dhe morale të luftës çlirimtare të UÇK-së, duke theksuar se ajo u zhvillua për mbrojtjen e popullatës civile dhe çlirimin e Kosovës. Kontributi i udhëheqësve të UÇK-së në këtë proces historik konsiderohet vendimtar dhe, sipas ASHAK-ut, nuk mund të relativizohet apo të stigmatizohet në kuadër të një procesi që mund të ketë motive politike.

Po ashtu, kryesia e ASHAK-ut kundërshton fuqishëm çdo përpjekje për relativizimin e gjenocidit serb ndaj popullatës civile në Kosovë. Ajo thekson se lufta e UÇK-së dhe sakrificat e shqiptarëve për lirinë e Kosovës janë pjesë e historisë së dokumentuar dhe nuk mund të mohohen apo të keqinterpretohen për çfarëdo qëllimi.

Në këtë kontekst, ASHAK-u propozon që institucionet e Kosovës të ndërtojnë mekanizma të pavarur për monitorimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Gjykata Speciale, me qëllim të sigurimit të transparencës, llogaridhënies dhe respektimit të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.

Sipas Akademisë, kjo qasje është jetike për funksionimin e institucioneve demokratike të Kosovës, për ruajtjen e kujtesës historike dhe për forcimin e sundimit të ligjit. ASHAK-u shprehet i gatshëm të ofrojë ekspertizën e tij shkencore për ndërtimin e mekanizmave monitorues dhe analizave profesionale, me synimin që çdo proces gjyqësor të zhvillohet me drejtësi, paanshmëri dhe respekt për vlerat historike dhe qytetare të vendit.

Tags: ASHAKGjykata Specialeish kreret e uckTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

KESCO: Nga 1 prilli 2026 nis faza e dytë e daljes së bizneseve në tregun e hapur të energjisë

KESCO: Nga 1 prilli 2026 nis faza e dytë e daljes së bizneseve në tregun e hapur të energjisë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” nis nënshkrimin e kontratave me konsumatorët, paralajmëron shkyçje për mosrespektim të afatit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” nis nënshkrimin e kontratave me konsumatorët, paralajmëron shkyçje për mosrespektim të afatit

Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, ndëshkohen dy shoferë me 500 €

Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, ndëshkohen dy shoferë me 500 €

​Mungesat e nxënësve dyfishohen ndër vite, Salihaj: Institucionet duhet të marrin masa

​Mungesat e nxënësve dyfishohen ndër vite, Salihaj: Institucionet duhet të marrin masa

Rëndësia e menaxhimit të stresit përgjatë shtatzënisë

Rëndësia e menaxhimit të stresit përgjatë shtatzënisë

Xhaka i lumtur që Sunderlandi realizoi synimin e parë, BBC me vlerësim interesant

Xhaka i lumtur që Sunderlandi realizoi synimin e parë, BBC me vlerësim interesant

“Nuk brengosem” nëse Irani luan në Kupën e Botës, thotë Trump

“Nuk brengosem” nëse Irani luan në Kupën e Botës, thotë Trump

Bashkimi largon amerikanin Bickerstaff

Basketboll, mesjava me super ndeshje në Superligë

Ballkani – Gjilani e Llapi – Malisheva, ndeshjet kryesore të çerekfinales në Kupën e Kosovës

Kupa e Kosovës: Sot zhvillohen tri ndeshje, vëmendja te Ballkani – Gjilani

Spanja paralajmëron: Konflikti me Iranin mund të kthehet në luftë të gjatë me pasoja globale

Spanja paralajmëron: Konflikti me Iranin mund të kthehet në luftë të gjatë me pasoja globale

KESCO: Nga 1 prilli 2026 nis faza e dytë e daljes së bizneseve në tregun e hapur të energjisë

KESCO: Nga 1 prilli 2026 nis faza e dytë e daljes së bizneseve në tregun e hapur të energjisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën