TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ASHAK dhe Fakulteti Ekonomik hapin konferencën ndërkombëtare për transformimin digjital dhe të gjelbër

by teve1
51 minuta ago
0
A A
ASHAK dhe Fakulteti Ekonomik hapin konferencën ndërkombëtare për transformimin digjital dhe të gjelbër

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ka organizuar konferencën ndërkombëtare “Tin Transformation: Reconceptualizing Organizations and Ecosystems”.

Gjatë konferencës, vëmendje u kushtua çështjeve që lidhen me transformimin digjital dhe të qëndrueshëm, si dhe sfidave dhe mundësive që këto ndryshime sjellin për organizatat dhe ekonominë.

Fejzullah Krasniqi, nënkryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ka folur për rëndësinë e konferencës ndërkombëtare dhe tematikën që ajo trajton.

Në fjalën e tij, Krasniqi ka vlerësuar edhe zgjedhjen e ish-kryetares së ASHAK-ut, Justina Shiroka-Pula, në pozitën e presidentes së Kosovës, duke e cilësuar këtë si nderim për të dhe për Akademinë.

“Përshëndetja e kësaj konference ishte paraparë të bëhej nga kryetarja deri tanishme, Akademike Justina Shiroka-Pula, e cila para 2 ditë është propozuar edhe për fat është zgjedhur presidente e Kosovës. Ky është një nderim i veçantë jo vetëm për Akademiken Justina Shiroka-Pula, por edhe për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ku ajo në pozitën e kryetares, është angazhuar me shumë përkushtim”, tha ai.

Krasniqi tha se tema e konferencës është aktuale dhe me rëndësi për kërkimin shkencor, studimin ekonomik dhe transformimin e organizatave bashkëkohore.

“Tema e kësaj konference është veçanërisht aktuale dhe me rëndësi të shumëfishtë. Për kërkimin shkencor, studimin ekonomik dhe transformimin e organizatave bashkëkohore. Transformimi dixhital dhe tranzicioni i gjelbërt po zhvillohen gjithnjë e më shumë si procese të ndërlidhura, të cilat ndikojnë në mënyrë të organizuar institucionet dhe ekosistemet ekonomike, sipërmarrëse konceptohen, organizohen dhe zhvillohen”, tha ai.

Sipas tij, zhvillimet në inteligjencën artificiale dhe transformimi digjital kërkojnë qasje të reja shkencore dhe bashkëpunim më të madh mes institucioneve.

“Në këtë kuadër, kërkimi shkencor dhe inovacioni marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Zhvillimet në inteligjencën artificiale dhe transformimin dixhital në sipërmarrje dhe ekonomi në tranzicionin e gjelbërt, si dhe në zhvillimin e ekosistemeve sipërmarrëse kërkojnë qasje të reja shkencore. Bashkëpunim ndërdisiplinar dhe ndërinstitucional. Si dhe lidhje më të fuqishme ndërmjet universiteteve, institucioneve kërkimore, sektorit të biznesit dhe aktorëve të tjerë të zhvillimit. Programi i konferencës është konceptuar në atë mënyrë që pasqyron qartë këtë gjerësi tematike. Dhe ndërdisiplinare. Përmes prezantimeve dhe diskutimeve profesionale, konferenca do të krijojë një hapësirë të rëndësishme për paraqitjen e rezultateve shkencore për shkëmbimin e ideve, dhe për diskutimin kritik të sfidave të shoqëris”, tha ai.

Besnik Krasniqi, kryetar i konferencës njëkohësisht profesor në Fakultetin Ekonomik ka theksuar rëndësinë e transformimit digjital, inovacionit dhe qëndrueshmërisë, duke thënë se këto procese sjellin mundësi të reja, por edhe sfida për shoqërinë dhe ekonominë

“Produktiviteti, ky akses i ri në njohuri, i lidh sipërmarrësit me tregje të reja dhe krijon mundësi të reja për inovacion. Por, në të njëjtën kohë, ai ngre pyetje të rëndësishme për aftësitë, pabarazinë, besimin, privatësinë dhe rolin e ardhshëm”, tha Krasniqi.

Ai u ndal edhe te rëndësia që transformimi të shoqërohet me qëndrueshmëri dhe gjithëpërfshirje.

“Por ky qëndrim mbart një mesazh domethënës: progresi nuk mund të matet vetëm me atë se sa shumë prodhojmë apo sa shpejt rritemi. Ai duhet të vlerësohet edhe në bazë të qëndrueshmërisë, gjithëpërfshirjes, përgjegjshmërisë dhe aftësisë për të përmirësuar jetën e njerëzve në afat të gjatë”, tha ai.

Duke folur për Kosovën dhe rajonin, Krasniqi tha se potenciali ekziston, por duhet punuar më shumë në konkurrueshmëri, aftësi, inovacion dhe qëndrueshmëri.

“Për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, këto çështje janë veçanërisht të rëndësishme. Ne kemi të rinj të talentuar, energji sipërmarrëse, një diasporë të fuqishme dhe potencial në rritje në fushën digjitale. Por, në të njëjtën kohë, përballemi me shumë sfida që lidhen me konkurrueshmërinë dhe aftësitë, inovacionin dhe qëndrueshmërinë”, u shpreh Krasniqi.

Ai bëri të ditur se gjatë tri ditëve të konferencës do të prezantohen 36 punime nga më shumë se 76 bashkautorë nga vende të ndryshme të botës.

Ndërsa, Irina Burns, drejtoreshë për revistat shkencore dhe angazhimin me komunitetin global në Academy of Management, ka prezantuar misionin dhe nismat e akademisë për zgjerimin e komunitetit shkencor dhe krijimin e mundësive të barabarta për studiuesit në mbarë botën.

“E themeluar në vitin 1936, ne kemi mbi 22 mijë anëtarë në 110 vende të botës dhe tani po e zgjerojmë edhe më tej këtë shtrirje. Misioni i Akademisë është të ndërtojë një komunitet studiuesish, t’i lidhë ata dhe të eksplorojë idetë në nivel global. Vizioni ynë është të frymëzojmë kërkime dhe mësimdhënie më të mirë në fushën e menaxhimit dhe organizatave në mbarë botën”, tha Burns.

Ajo tha se përmes “Vizionit 2030”, akademia synon të zgjerojë kërkimin shkencor global, veçanërisht në rajonet që janë më pak të përfaqësuara.

“Akademia ka 26 divizione dhe grupe interesi, si dhe një numër të madh publikimesh. Kemi shtatë revista shkencore. Kemi edhe dy revista të reja me qasje të hapur: “Academy of Management Insights” dhe “Academy Management Today””, u shpreh ajo.

Prezantohet raporti mbi zbatimin e parimeve të Kartës Evropiane të Vetëqeverisje./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Dy persona të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 75-vjeçarit nga Prishtina, u largua nga shtëpia para dy ditësh

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 75-vjeçarit nga Prishtina, u largua nga shtëpia para dy ditësh

Kurti pas takimit me Shiroka-Pulën: Kosova tashmë ka institucione funksionale, s’kemi kohë për të humbur

Kurti pas takimit me Shiroka-Pulën: Kosova tashmë ka institucione funksionale, s’kemi kohë për të humbur

Haziri mohon marrëveshje LVV–LDK për ndarje postesh: Shkrimet janë të pavërteta

​Haziri: LDK-ja nuk e kundërshtoi rezolutën, pjesëmarrja në seancë dhe mosvotimi ishin akte politike

Superliga, xhiro e tetë nis të premten

Superliga, xhiro e tetë nis të premten

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Dy persona të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

Ndryshon orari i ndeshjeve të Superligës në futboll

Ndryshon orari i ndeshjeve të Superligës në futboll

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 75-vjeçarit nga Prishtina, u largua nga shtëpia para dy ditësh

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 75-vjeçarit nga Prishtina, u largua nga shtëpia para dy ditësh

Kurti pas takimit me Shiroka-Pulën: Kosova tashmë ka institucione funksionale, s’kemi kohë për të humbur

Kurti pas takimit me Shiroka-Pulën: Kosova tashmë ka institucione funksionale, s’kemi kohë për të humbur

 Arsenali blindon yjet, pas Artetës radha e Rice, Odegaard e Timber

 Arsenali blindon yjet, pas Artetës radha e Rice, Odegaard e Timber

Haziri mohon marrëveshje LVV–LDK për ndarje postesh: Shkrimet janë të pavërteta

​Haziri: LDK-ja nuk e kundërshtoi rezolutën, pjesëmarrja në seancë dhe mosvotimi ishin akte politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën