Pak ditë pasi iu bashkua Esteghlalit, Jasir Asani ka debutuar me fanellën e skuadrës nga Irani.
Sulmuesi i krahut, është inkuadruar në ndeshjen kundër Zob Ahan, në të cilën Estehlali barazoi me shifrat 3:3.
Asani në këtë përballje u inkuadrua me të filluar pjesa e dytë, ndërsa Esteghlali ka tubuar katër pikë pas dy ndeshjeve të luajtura në kampionat.
Futbollisti i Shqipërisë iu bashkua Esteghlalit nga Gwangju i Koresë së Jugut për 900 mijë euro.