TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Asambleja Kombëtare e Francës do të votojë për legalizimin e eutanazisë

by teve1
1 vit ago
1
A A
Asambleja Kombëtare e Francës do të votojë për legalizimin e eutanazisë

Asambleja Kombëtare e Francës po voton të martën një projektligj historik që do t’u lejonte të rriturve me sëmundje të pashërueshme të kërkojnë ilaçe vdekjeprurëse për të përfunduar jetën në mënyrë të kontrolluar.

Nëse miratohet nga shumica e ligjvënësve, projektligji do t’i dërgohet Senatit për debat të mëtejshëm.

Sipas masës së propozuar, vetëm personat mbi 18 vjeç që janë shtetas francezë ose rezidentë dhe vuajnë nga një sëmundje e avancuar, e pashërueshme dhe që shkakton dhimbje të patolerueshme, do të kenë të drejtë të kërkojnë këtë opsion.

Ata me çrregullime psikiatrike ose sëmundje si Alzheimeri do të përjashtohen, ka shkruar AP.

Pacientët do të duhet të konfirmojnë kërkesën pas një periudhe reflektimi. Nëse aprovohet, mjeku do të japë një recetë për ilaçin, i cili mund të merret në shtëpi ose në ambiente të kujdesit shëndetësor.

Po ashtu, do të votohet një projektligj tjetër për përmirësimin e kujdesit paliativ.

Një votim përfundimtar mbi masën mund të zgjasë me muaj për t’u planifikuar në mes të procesit të gjatë dhe kompleks legjislativ të Francës. Asambleja Kombëtare ka fjalën e fundit mbi Senatin.

Më herët këtë muaj, Macron sugjeroi se mund t’u kërkonte votuesve francezë ta miratonin masën nëpërmjet referendumit nëse diskutimet në parlament dalin jashtë rrjedhës së duhur.

Udhëheqësit fetarë francezë lëshuan këtë muaj një deklaratë të përbashkët për të denoncuar projektligjin, duke paralajmëruar për “rreziqet” e një “çarjeje antropologjike”.

Konferenca e Udhëheqësve Fetarë në Francë (CRCF), e cila përfaqëson komunitetet katolike, ortodokse, protestante, hebraike, myslimane dhe budiste, tha se masat e propozuara rrezikojnë të ushtrojnë presion mbi të moshuarit dhe ata me sëmundje ose aftësi të kufizuara.

Vetëvrasja e asistuar lejohet në Zvicër dhe në disa shtete të SHBA-së. Eutanazia është aktualisht e ligjshme në Holandë, Spanjë, Portugali, Kanada, Australi, Kolumbi, Belgjikë dhe Luksemburg në kushte të caktuara.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën