TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Asambleja e OKB-së peshon rezolutat konkurruese që shënojnë 3-vjetorin e luftës në Ukrainë

by Tëvë1
2 vjet ago
1
A A
Asambleja e OKB-së peshon rezolutat konkurruese që shënojnë 3-vjetorin e luftës në Ukrainë

Asambleja e OKB-së peshon rezolutat konkurruese që shënojnë 3-vjetorin e luftës në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar në Kombet e Bashkuara (OKB) një draft-rezolutë që përdor gjuhë më pak kritike për luftën e Rusisë në Ukrainë, në krahasim me draft-rezolutën e prezantuar nga Bashkimi Evropian dhe Ukraina.

Dy dokumentet janë propozuar për të shënuar përvjetorin e tretë të luftës së Rusisë në Ukrainë, më 24 shkurt, kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet të votojë për rezolutat.

Në dokumentin e SHBA-së, të propozuar më 21 shkurt, dënohet “humbja tragjike e jetëve përgjatë konfliktit Rusi-Ukrainë”, bëhet thirrje për përfundim të tij dhe për paqe afatgjatë.

Megjithatë, aty nuk përmendet territori i pushtuar nga Rusia, dhe as nuk veçohet emri i Moskës si burim konflikti.

Për dallim prej tij, në dokumentin e BE-së dhe Ukrainës, lufta përshkruhet si “pushtim i plotë i Ukrainës nga Federata Ruse”, dhe kërkohet tërheqje e menjëhershme dhe pa kushte e të gjitha forcave ushtarake të Moskës.

Në tekstin e Ukrainës dhe BE-së përmendet nevoja për t’i dyfishuar përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës këtë vit, dënohet Rusia për luftën e nisur, dhe tregohet përkushtim për “integritetin territorial” të Ukrainës.

Aty bëhet thirrje edhe për zbatim të të gjitha rezolutave të miratuara paraprakisht, si përgjigje ndaj agresionit rus kundër Ukrainës.

Draft-rezolutat janë duke qarkulluar në selinë e OKB-së në Nju Jork në kohën e mospajtimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës për mënyrën e negocimit të dhënies fund të luftës.

Aleanca e qëndrueshme transatlantike është shkundur pas vendimit të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump për t’i nisur negociatat me Rusinë, më herët gjatë javës në Arabinë Saudite, pa ndonjë përfaqësues të Ukrainës apo BE-së në tavolinë.

Pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk është ftuar për të marrë pjesë në takimin e 18 shkurtit në Riad, ai ka thënë se Trump është duke jetuar në një “hapësirë dezinformuese” të krijuar nga rusët.

Trump është përgjigjur, duke e fajësuar gabimisht Zelenskyn për lejimin e nisjes së luftës dhe e ka përshkruar atë si “diktator pa zgjedhje”.

Ukraina nuk ka mundur të mbajë zgjedhje presidenciale sepse është në gjendje të luftës.

“Është hap i mirë”, ka thënë ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya, para gazetarëve në OKB, si referencë për rezolutën amerikane.

Rusia ka sugjeruar bërjen e një ndryshimi në rezolutën amerikane, duke kërkuar shtimin e frazës “përfshirë adresimin e çështjeve rrënjësore”.

Kjo do të ndryshonte më pas fjalinë e fundit të dokumentit ku kërkohet “përfundim i shpejtë i luftës, përfshirë adresimin e çështjeve rrënjësore, dhe thirrje për paqe të qëndrueshme mes Ukrainës dhe Rusisë”.

Asambleja e Përgjithshme është kthyer në trupin më të rëndësishëm të OKB-së për t’u përballur me situatën në Ukrainë.

Për dallim prej Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku anëtaret e përhershme, Britania, Kina, Franca, Rusia dhe SHBA-ja, kanë të drejtën e vetos, në Asamble nuk e ka asnjë vend.

Rezolutat e miratuara të Asamblesë, me 193 vende anëtare, nuk janë ligjërisht obliguese, mirëpo marrin vëmendjen e gjithë botës.

Kjo Asamble i ka miratuar gjashtë rezoluta për konfliktin e nisur më 2022, duke përfshirë dënimin e Moskës, dhe kërkesën që Rusia t’i tërheqë të gjithë ushtarët./Radio Evropa e Lirë

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Eisenkot mandatohet për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Eisenkot mandatohet për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Serbia ia ulë buxhetin Këshillit Kombëtar Shqiptar, për ta shpresë Qeveria e Kosovës

Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi fituese e zgjedhjeve për Këshillit Kombëtar Shqiptar

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë

Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë

Eisenkot mandatohet për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Eisenkot mandatohet për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Serbia ia ulë buxhetin Këshillit Kombëtar Shqiptar, për ta shpresë Qeveria e Kosovës

Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi fituese e zgjedhjeve për Këshillit Kombëtar Shqiptar

Auto Draft

Tanku i ushtrisë serbe, i braktisur në tokën e familjes Bulliqi – Gjurmët e luftës në Çubrel

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën