TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Artistët e rinj njihen me arkivin e Institutit për Krimet e Luftës në Kosovë

Studentët e Fakultetit të Arteve ndoqën një sesion informues mbi punën e Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, ku u prezantuan materialet dhe arkivat e institucionit. Përfaqësuesit Greta Avdyli dhe Leutrim Sahiti theksuan se këto burime ofrojnë mundësi të rëndësishme për krijimin e dokumentarëve, filmave dhe projekteve artistike. Instituti ka grumbulluar mijëra materiale që dokumentojnë ngjarjet kryesore të luftës, përfshirë masakrat dhe incizimet e ish-ushtarëve të UÇK-së.

by Shpat Blakcori
3 muaj ago
1 0
A A

Studentët e Fakultetit të Arteve shfaqën interesim të madh për të ndjekur një sesion informues mbi punën dhe misionin e Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Para studentëve, punën e këtij institucioni e prezantuan Drejtoresha e Departamentit të Hulumtimeve, Greta Avdyli, dhe Udhëheqësi i Divizionit për Shërbime të Përdoruesve, Leutrim Sahiti.

Avdyli theksoi se arkivi i institutit paraqet një mundësi të rëndësishme për artistët e rinj, të cilët mund të shfrytëzojnë materialet e mbledhura për krijimin e filmave artistikë, dokumentarëve dhe ekspozitave të ndryshme.

“Komuniteti i ri artistik e ka mundësinë të realizojë dokumentarë dhe filma të metrazhit të gjatë e të shkurtër, duke u bazuar në materialet që i posedojmë”, ka thënë Avdyli

Ndërkaq, Sahiti tha se Instituti ka arritur të grumbullojë një sasi të madhe materialesh që dokumentojnë ngjarjet kyçe lidhur me luftën në Kosovë.

Ai shpjegoi gjithashtu mënyrën se si studentët mund të kenë qasje në këto burime.

“Kemi materiale të shumta që kemi grumbulluar në Institut, duke filluar nga incizimet e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri te dokumentimi i masakrave të kryera në zona të ndryshme të vendit”, është shprehur Sahiti.

Gjatë luftës së viteve 1998–1999 në Kosovë u vranë më shumë se 13.000 civilë, kryesisht shqiptarë.

Serbia vazhdon të refuzojë ballafaqimin me të kaluarën, duke mos kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim institucional

Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim institucional

Bedri Hamza kërkon besimin e qytetarëve: Me 28 dhjetor, e hapim një kapitull të ri për Kosovën

Hamza pas heqjes së masave: Qytetarët u ndëshkuan për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë

Abdixhiku në ditët e fundit të Ramazanit bën iftar me Myftiun Tërnava

Abdixhiku në ditët e fundit të Ramazanit bën iftar me Myftiun Tërnava

AAK mblidhet sot, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të brendshme

AAK thërret konferencë për media për nesër

Serbia poshtë e më poshtë si vend demokratik

Serbia poshtë e më poshtë si vend demokratik

Dy vjet burgim 1 mijë euro gjobë për shitje të drogës

Dënohet me 3 vjet e 5 muaj burgim i akuzuari për sulm seksual në Fushë Kosovë

Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga FC Prishtina

Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga FC Prishtina

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën