TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arti pas grilave përcjell mesazh shprese në Muzeun e Nënës Terezë në Prizren

by Tëvë1
36 minuta ago
0
A A
Arti pas grilave përcjell mesazh shprese në Muzeun e Nënës Terezë në Prizren

Në kuadër të Javës së Nënës Terezë, e cila këtë vit i kushtohet temës së bamirësisë, Muzeu i Nënës Terezë në Prizren ka hapur dyert për promovimin e punimeve artistike të grave nga Qendra Korrektuese për Femra në Lipjan.

Nisma synon promovimin e humanizmit dhe bamirësisë, ndërsa në aktivitet është përfshirë edhe Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, raporton KosovaPress.

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Nora Arapi, tha se trashëgimia e Nënës Terezë lidhet ngushtë me humanizmin dhe bamirësinë. Sipas saj, ekspozita e punimeve të grave nga Qendra Korrektuese i jep një dimension të veçantë kësaj vlere.

“Humanizmi dhe bamirësia ishin në themel të kësaj vepre dhe mbeten ndër veprat më të rëndësishme që lidhen me trashëgiminë e Nënë Terezës. Për këtë arsye, përvjetori i ndarjes së saj nga jeta është edhe një moment për të reflektuar mbi mënyrën se si kjo trashëgimi ruhet, përcillet dhe merr kuptim në shoqërinë e sotme. Në këtë drejtim, Muzeu i Nënës Terezë në Prizren ka një rol të veçantë. Përtej ruajtjes së procesit dhe dokumentimit të jetës dhe veprës së saj, ai krijon një hapësirë për edukim, interpretim dhe promovim të vlerave që ajo përfaqëson. Ky muze është rezultat i një bashkëpunimi të rëndësishëm institucional. Sot, Muzeu krijon hapësirë edhe për një tjetër dimension të rëndësishëm të kësaj trashëgimie: atë të bamirësisë dhe humanizmit. Përmes punimeve artistike të krijuara nga gratë e Qendrës Korrektuese për Femra dhe Fëmijë, kjo ekspozitë e vendos artin në një hapësirë ku ai mund të shërbejë edhe si mundësi për shprehje, krijimtari dhe reflektim. Në këtë drejtim, tema e bamirësisë merr një dimension më të gjerë. Atë të kujdesit për fshirjes dhe respektit për dinjitetin njerëzor. Këto janë vlerat që kanë rëndësi jo vetëm si pjesë e trashëgimisë së Nënë Terezës, por edhe në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe më humane sot”, tha ajo.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se vlerat që promovohen përmes kësaj veprimtarie janë më të mëdha sesa vetë aktiviteti. Ai theksoi edhe rëndësinë e Muzeut të Nënës Terezë në promovimin e trashëgimisë kulturore të qytetit.

“Veprimtaria dhe puna është shumë më e madhe sesa në fakt kjo politika që po japim sot. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të jemi këtu, t’i promovojmë këto vlera, të dimë t’i çmojmë, të dimë t’i respektojmë, dhe është shumë mirë që kryeson ky muzeum këtu, sepse kompleton mozaikun kulturor të qytetit të Prizrenit. Është shumë e rëndësishme me ju njoftu, për ata që nuk e dinë, që shtatorja e Nënës Terezë do të vendoset karshi këtij muzeumi, më 28 nëntor, në bashkëpunim me Kishën Katolike, që është një element shumë i rëndësishëm, sepse po kompletohet edhe infrastruktura rreth këtij muzeumi, që promovon trashëgiminë tonë dhe trashëgiminë e cila e njeh humanizmin dhe bamirësinë si vlerë dhe konsideroj që kjo do të jetë një leksion për të gjithë ne, të jetë udhërrëfyes se në çfarë drejtimi duhet të ecim”, tha Totaj.

Nga Qendra Korrektuese për Femra në Lipjan, Ylber Topalli tha se ekspozimi i punimeve u jep grave të dënuara mundësi që talentin e tyre ta shndërrojnë në mesazh shprese dhe në mundësi për një të ardhme ndryshe.

“Kjo frymë ndërlidhet pikërisht me kategoritë më të përvuajtura të shoqërisë, të varfërit, të sëmurit, handikapit, por edhe të burgosurit, të cilët kanë nevojë që dikush t’ua shtrijë dorën, jo vetëm për t’i ndihmuar, por edhe për t’i dhënë një mundësi. Ne sot jemi këtu pikërisht se nën këtë frymë na është krijuar mundësia që të promovojmë talentin e banorëve tona, të cilët në një moment brishtësie të jetës së tyre kanë përfunduar aty ku janë. Ne si shoqëri do të punojmë që e kaluara e tyre të mos përcaktojë të ardhmen e tyre, sepse ato meritojnë një rast tjetër. Jo në punimet e banorëve tona që i shihni, jo vetëm do t’i shihni, jo vetëm një dorë, jo vetëm një mendje, jo vetëm një njeri, por në motivet me plot ngjyra do të shihni një shpresë, një dritare, se si ato e shohin jetën dhe këtë dritare ne si shoqëri kemi vendim t’ua mbajmë të hapur, që ato të kapin fillin e jetës dhe të kthehen në familjeve dhe shoqërisë së të rinjve që janë realizuar plotësisht… Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, po shënojmë 3-vjetorin pa kontrabandë. Po shënojmë 1-vjetorin pa raporte disiplinore. Dhe të jemi të bindur se këto referenca nuk mund t’i gjeni në asnjë institucion korrektues në Evropë. Kjo është puna jonë. Ne po bëjmë këtë. Ky është suksesi ynë i përbashkët, sepse ne po bëjmë ashtu siç ka thënë e madhja Shën Terezë, ne bëjmë vepra të vogla me dashuri të madhe”, u shpreh ai.

Në këtë nismë është përfshirë edhe Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, e cila ofron shërbime dhe përkujdesje për gratë dhe fëmijët që kanë nevojë për mbështetje dhe siguri.

Zana Hamiti Asllani nga kjo qendër tha se gjestet humanitare kanë rëndësi të veçantë për personat që përballen me periudha të vështira.

“Ne ofrojmë shërbime dhe përkujdesje 24 orë në ditë, duke qenë pranë grave dhe fëmijëve në momentet kur ato kanë më së shumti nevojë për siguri dhe përkrahje. Por, përtej shërbimeve që ofrojmë, për ne është shumë e rëndësishme që çdo grua dhe çdo fëmijë të ndjejë se nuk është vetëm dhe se ekzistojnë njerëz dhe një komunitet që kujdesen për ta. Prandaj, gjesti i sotëm ka një rëndësi të veçantë për ne. Këto dhurata të përgatitura me kujdes nga nxënësit e shkollës “Loyola” do t’u dedikohen fëmijëve që aktualisht qëndrojnë në strehimore. Përmes këtij gjesti, ju po dhuroni atyre jo vetëm diçka të bukur, por edhe një moment gëzimi, ngrohtësie dhe kujdesi. Po u tregoni se edhe në periudha të vështira, ka njerëz që mendojnë për ta dhe duan t’ua bëjnë ditën pak më të lumtur”, tha ajo.

Në kuadër të aktivitetit, nxënësit e Shkollës “Loyola” në Prizren do të dorëzojnë edhe pako me dhurata të përgatitura për Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Marta Kos anulon vizitën në Serbi: Glorifikimi i Mlladiqit është i papajtueshëm me vlerat e BE-së

Marta Kos anulon vizitën në Serbi: Glorifikimi i Mlladiqit është i papajtueshëm me vlerat e BE-së

Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzë ndaj 35 personave për krime lufte në lagjen e Jasharajve

Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzë ndaj 35 personave për krime lufte në lagjen e Jasharajve

Gjini: Sportistët tanë po e përfaqësojnë Kosovën si shtet të barabartë në arenën ndërkombëtare

Gjini: Sportistët tanë po e përfaqësojnë Kosovën si shtet të barabartë në arenën ndërkombëtare

Kurti: Dogana arkëtoi 1.347 miliardë euro, 6 për qind më shumë se vitin e kaluar

Kurti: Dogana arkëtoi 1.347 miliardë euro, 6 për qind më shumë se vitin e kaluar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën