TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

by teve1
1 vit ago
1
A A
Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve.

Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre.

Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme.

Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin.

Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla.

Një ndër funksionet e tjera të rëndësishme të lotëve është eliminimi i toksinave dhe substancave të ndryshme që rrezikojnë sytë.

Sytë mund të lotojnë për arsye të ndryshme siç janë:

E qeshura,

Hapja e gojës,

Ekspozimi afatgjatë ndaj dritës apo ekranit.

Asnjë prej këtyre arsyeve nuk është shqetësuese.

Megjithatë, nëse ju vëreni që sytë ju lotojnë vazhdimisht por nga ana tjetër, keni problem me shikimin, dhimbje apo ndieni sikur keni diçka në sy, atëherë duhet të shkoni tek mjeku.

Arsyet Përse Ju Lotojnë Sytë

Arsyet mund të jenë të ndryshme, por më kryesoret i gjeni të shpjeguara më poshtë në këtë artikull.

Tharja e Syrit

Nuk e lexuar gabim.

Ndonëse gjëndrat e lotëve janë në gjendje të mirë funksionale, sindroma e syrit të thatë mund të shkaktojë lotim të shpeshtë.

Tharja e syve mund të ndodhë për shkak të problemeve të ndryshme siç është artriti, sëmundjet auto-imunitare dhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit.

Bllokimi I Kanalit të Lotëve

Shkarkimi i lotëve mund të bllokohet si pasojë e një problemi me kanalin nëpërmjet të cilit lotët rrjedhin.

Një bllokim i tillë ndodh rëndom tek të sapolindurit ose foshnjet.

Ka raste kur shkarkimi i lotëve bllokohet si pasojë e një infeksioni, ndaj mjeku mund të ofrojë antibiotikë.

Alergjitë

Alergjitë dhe e ftohura mund të nxisin shkarkimin e tepruar të lotëve.

Në këtë rast bëhet fjalë për një bezdi më shumë se një problem shëndetësor.

Ekspertët këshillojnë shmangien sa më shumë të ekspozimit ndaj substancave që ju shkaktojnë alergji.

Konjunktiviti

Bëhet fjalë për infeksion që shkakton enjtje të syrit dhe skuqje të membranës që mbulon sipërfaqen e tij, përfshirë qepallat.

Simptomat e tij mund të lehtësohen falë kompresave të ftohta.

Sëmundja është ngjitëse ndaj rekomandohet të mos prekni sytë, të lani duart, peshqirët dhe këllëfët e jastëkut sa më shpesh.

Gërvishtja e kornes së syrit

Ky problem shoqërohet me ndjesinë e të paturit diçka në sy.

Gërvishtja e pjesës transparente së përparme të syrit mund të ndodhë si pasojë e pluhurit ose rërës.

Pastrojini sytë me ujë të bollshëm ose solucion të veçantë që e blini në farmaci.

Pulitini sytë disa herë që të prodhohen më shumë lotë, por mos i fërkoni sytë./AgroWeb

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trajtime natyrale për të ulur temperaturën

Trajtime natyrale për të ulur temperaturën

Këto ushqime ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

Këto ushqime ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

Rastet e fëmijëve të prekur nga fruthi në Kosovë po rriten, KOMF shpreh shqetësim mbi situatën

Rastet e fëmijëve të prekur nga fruthi në Kosovë po rriten, KOMF shpreh shqetësim mbi situatën

Çfarë i ndodh trupit nëse pini lëng domateje për 60 ditë

Çfarë i ndodh trupit nëse pini lëng domateje për 60 ditë

Gojnovci: Kërkesat e LDK-së ndaj VV-së janë të ekzagjeruara, oferta për bashkëpunim është gjeneroze

Gojnovci: Kërkesat e LDK-së ndaj VV-së janë të ekzagjeruara, oferta për bashkëpunim është gjeneroze

Asllani transferohet te RB Leipzig, raporton Fabrizio Romano

Asllani transferohet te RB Leipzig, raporton Fabrizio Romano

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

“InfoNata” 05.08.2026

“InfoNata” 05.08.2026

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën