TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arsyet e çuditshme të zhurmës në vesh – Problemet me organizmin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Arsyet e çuditshme të zhurmës në vesh – Problemet me organizmin

Arsyet e Çuditshme të Zhurmës në Vesh – Problemet me Organizmin

Tringëllimat, fishkëllimat apo kumbimi në vesh shkaktohen nga një sëmundje e njohur si Tinitus.

Kjo sëmundje prek rreth 10 përqind të popullsisë në botë. Zhurma krijohet në vesh dhe në kokë por dëgjohet vetëm nga personi i prekur.

Ekspozimi ndaj zhurmës është i vazhdueshëm dhe shkakton ankth, nervozizëm, probleme serioze me gjumin, madje edhe depresion të thellë.

Shumë pacientë e kanë të vështirë të përqendrohen nga zhurma thumbuese konstante.

Shkaktarët e Tinitusit ose Tinitit

Mjekët janë ende të paqartë mbi shkaktarët e saktë të tinitusit.

Megjithatë, ata kanë identifikuar ekspozimin e tepërt ndaj zhurmave si një prej shkaktarëve më të zakonshëm të sëmundjes.

Sipas tyre, ekspozimi ndaj zhurmave të vazhdueshme gjatë punës, dëgjimi i muzikës me volum të lartë e të tjera si këto janë të rrezikshme për dëgjimin dhe shëndetin e veshëve.

Shkaktarët Më Pak Të njohur Të Tinitit

Dylli i Veshëve

Akumulimi i dyllit në veshë është një shkaktar i mundshëm i zhurmës në vesh.

Për të zgjidhur këtë problem duhet të shkoni tek mjeku specialist i cili mund të pastrojë siç duhet veshin nga dylli i akumuluar.

Përdorimi i Medikamenteve

Dozat e larta të aspirinës, disa antibiotikë dhe ilaçet kundër depresionit mund të shkaktojnë zhurmën në vesh.

Ekspertët thonë se edhe kemioterapia mund të ndikojë negativisht në dëgjim.

Nëse vuani nga zhurmat në vesh, konsultohuni me një mjek për të përcaktuar nëse medikamentet janë fajtorë për këtë situatë.

Problemet Me Dhëmbët

Tringëllima e veshit mund të ketë lidhje edhe me ndonjë problem të mundshëm me dhëmbët ose nofullën.

Nëse tingëllima është shfaqur pas një ndërhyrjeje dentare, atëherë duhet të konsultoheni edhe njëherë me dentistin.

Lëndimet Në Kokë

Nëse tingëllima e veshit shfaqet pas një aksidenti me makinë, ose lëndimi të kokës, atëherë ajo mund të jetë simptomë e ndonjë problemi me nofullën, kokën ose qafën.

Sëmundjet e Ndryshme

Zhurma në vesh është ndonjëherë simptomë e ndonjë problemi mjekësor.

Akumulimi jo normal i lëngjeve në veshin e mesit shkakton tingëllimë në vesh.

Hipertensioni dhe diabeti janë identifikuar gjithashtu si shkaktarë të mundshëm të tinitit./AgroWeb.org

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si ndikon stresi i vazhdueshëm në shëndetin e syve?

Si ndikon stresi i vazhdueshëm në shëndetin e syve?

Frutat fantastike për zemër plot shëndet

Frutat fantastike për zemër plot shëndet

Kur na kap ngërçi, a mund të çahet muskuli?

Kur na kap ngërçi, a mund të çahet muskuli?

​Dita e çokollatës

​Dita e çokollatës

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale

Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Liga Arabe bën thirrje për veprim ndaj Izraelit: Mjaft më me heshtje

Liga Arabe bën thirrje për veprim ndaj Izraelit: Mjaft më me heshtje

Rubin për Qeverinë serbe: Gjithmonë janë përpjekur ta fajësojnë UÇK-në për krimet e tyre

Rubin për Qeverinë serbe: Gjithmonë janë përpjekur ta fajësojnë UÇK-në për krimet e tyre

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve

Të paktën 37 palestinezë të vrarë në Gaza, ndërsa Izraeli bombardon ndërtesën më të lartë të banimit

Të paktën 37 palestinezë të vrarë në Gaza, ndërsa Izraeli bombardon ndërtesën më të lartë të banimit

​Temperaturat deri në 42 gradë në disa qytete të Shqipërisë

Nga 16 deri më 20 shtator, në Tiranë mbahet Java Kulturore e Arabisë Saudite

Prokuroria i sekuestron 33 banesa e 15 vetura një personi, dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës

Prokuroria i sekuestron 33 banesa e 15 vetura një personi, dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën