TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arsimi që e “mirëmban” dhe e fisnikëron kombin, e fuqizon edhe shtetin

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Arsimi që e “mirëmban” dhe e fisnikëron kombin, e fuqizon edhe shtetin

(Me rastin e ditës botërore të librit/ Nga libri deri te sociologjia e njohjes)

Shkruan: Fadil Maloku, profesor në departamentin e Sociologjisë në Fakultetin Filozofik në UP

1. Nëse, kriter i emancipimit të një kombi apo njē shteti të caktuar merret shkalla e edukimit dhe arsimimit, atëherë lirisht mund të themi se çdo komb apo shtet (në parim) e synon më shumë cilësinë se sa sasinë e arsimimit dhe edukimit. Në këte kontekst, kuptojmë se sa e rëndësishme është kjo komponentë në përparimin e një kombi. Për tu shpjeguar, ia vlenë të ceket se sistemi i arsimimit, po, edhe ai i edukimit që i rekomandon paradigma e kohës sonë, pra kjo e post modernizmit (nëse mund të shquhet kështu e gjithë sistemi i edukimit dhe arsimimit që do ushtrohet në shkollat e së ardhmes) insiston në vazhdimësi në një lloj distingsioni midis konceptit edukimit dhe atij të mësimdhënies. Nga këndvështrimi sociologjik, për modelin e shkollimit të tillë shumica e njerëzve do të mund të ushtrojnë profesionin e mësuesit, mirëpo, jo edhe rolin e edukatorit i cili do “mirëmbahet” në kufjt dhe limitet e kudizuara. Që realisht nënkupton se ky tip apo model shkollimi në përgatitjen e brezave të rinj do kërkoj e insistoj me ngulmim që edukatori i ri i këtij lloj arsimimi patjetër duhet ta posedoj një nivel të pranuar publik, pra një “standard” të pranuar nga institucioni përkatës i kontrollit të cilësisë. Institucion i cili as nuk “pranon” e as nuk “refuzon” nivele edukimi e arsimimi sipas qejfeve, interesave klanore, grupore, politike e ideologjike, por, ekskluzivisht sipas interesave ekonomike meritokratike afatgjate të vendeve dhe shteteve që e pranojnë sistemin e shkollimit që është në kolizion me kohën. Shkollat postmoderniste që ngandonjëherë konsiderohen edhe si prona private të individëve me horizont dhe vizion për të ardhmen, imperativ dhe ekskluzivitet social të vetëm e kanë përveç përgaditjes profesionale e kanë edhe aftësimin social që nënkupton utilitarizmin dhe formimin e qytetarëve si personalitete “funksionale” që e edukojnē dhe arsimojnē komunitetin që i përkasin. Këto tipa shkollash, që pas rënies së komunizmit në Evropë, po edhe në gjithë vendet tjera, mbështetjen e gjetën kryesisht në shërbimet e kompanive që ishin de facto dhe de jure edhe pronar të vërtetë, por, që përveç interesit dhe profitit kishin edhe misionin e edukimit dhe arsimimit të masave të gjera, e sidomos kur janë në pyetje subvencionet edukative dhe në veçanti burimet njerëzore.

2. Mirëpo, me aktin dhe faktin e pranimit që të hyjnë në konkurrencë lojale, me shkollat vendore shtetërore postkomuniste, mbështetja (sidomos; ajo financiare dhe ajo e burimeve njerëzore) u ushtrua nga vendasit. Ku të gjeturat empirike dhe sidomos rekomandimet e modelit të teknikave dhe metodologjisë së arsimit nëpër shkollat e tipit post modernist e favorizojnë dhe nxisin arsimin e përqendruar ekskluzivisht tek profesioni. Është një thënie e njohur që na mëson të kuptojmë “peshën specifike” të arsimit dhe edukimit, ku thuhet; “për t’i mbajtur nën kontroll masat, mjafton që t’i privosh ata nga dija”. Dhe se kësaj tiranie masat e gjëra popullore mund t’i shpëtojnë vetëm nëpërmjet arsimimit permanent. Sepse, “traseja” drejt drejtësisë sociale është e shtruar me gurët e arsimit dhe edukimit si një e drejtë universale e gjithë njerëzve pa dallim gjinie, kombi, shteti, race, feje apo kulture. Vetëm shanset e edukimit dhe arsimimit të barabart mund t’u japin njerëzve atë “dozën” e mirëkuptimit dhe të tolerancës së mjaftueshme për t’i respektuar të drejtat e njerëzve tjerë.

3. Pra, për gjykimin dhe përvojën edukativo -arsimore të shkollave post moderniste një arsimim i pakompletuar është pengesë jo vetëm ndaj vënies së drejtësisë, por edhe një relikt ndaj njohjes së të drejtave të njeriut. Korpuse, këto që bota e civilizuar i potencon me përkushtim dhe interesim maksimalizues. Edukimi dhe arsimimi postmodern, ka për synim e imperativ jo vetëm edukimin si agjens i “zgjuar” dhe i padyshim socializues, por edhe rrugën e njohjes dhe të solidaritetit me vende tjera, shtete e kombe që tashmë pas liberalizimit të vizave, shumica e rinisë sonë do i pranoj si standarde të dëshmuara sociale që i “prodhoj” mendja dhe kultura e Evropës dhe botës perëndimore. Natyrisht, pranimi i këtyre vlerave dhe standardeve evidente na “garanton” përveç konkurrencës lojale edhe kultivimin dhe rindërtimin e vlerave tona kombëtare mbi frymën dhe peshën e lirisë, por edhe të të drejtësisë sociale.. Thënë edhe më thjeshtë tipi i edukimit dhe arsimimit post modernist mendohet se do i motivonte njerëzit që të bëheshin si pionierë të ndryshimit dhe qëllimeve fisnike, që i ka “prodhuar “mendja dhe natyra e njeriut modern, por, që avansimi i jetës dhe stili i mënyrës hedoniste të jetuarit e ka margjinalizuar e atrofuar së tepërmi. Arsimi, është dhe mbetet ajo shtylla kryesore apo ai kapilari fundamental që e “mirëmban” dhe e fisnikëron kombin po edhe e fuqizon shtetin.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fantazitë imperiale të Serbisë po i kthehen mbrapsht në shtëpi

Fantazitë imperiale të Serbisë po i kthehen mbrapsht në shtëpi

Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

Çfarë solli takimi Trump-Putin?

Çfarë solli takimi Trump-Putin?

Sundimtarët e errësirës moderne

Sundimtarët e errësirës moderne

Komiteti Olimpik i Kosovës shpërblen Majlinda Kelmendin dhe xhudisten e saj

Komiteti Olimpik i Kosovës shpërblen Majlinda Kelmendin dhe xhudisten e saj

Tahiri: Aleatët duhet ta formojnë Qeverinë pa Kurtin si kryeministër

Tahiri: Aleatët duhet ta formojnë Qeverinë pa Kurtin si kryeministër

Sveçla e konfirmon që armatimi i gjetur në veri i përket të dyshuarit për rastin “Banjska”

Sveçla e konfirmon që armatimi i gjetur në veri i përket të dyshuarit për rastin “Banjska”

Dua Lipa mahnit New York-un, transmeton videon virale ku shihet duke kënduar në Pallatin e Rinisë

Dua Lipa mahnit New York-un, transmeton videon virale ku shihet duke kënduar në Pallatin e Rinisë

Haradinaj takohet me këshilltarin e BE-së: Të gatshëm të kontribuojmë për tejkalimin e bllokadës

Haradinaj takohet me këshilltarin e BE-së: Të gatshëm të kontribuojmë për tejkalimin e bllokadës

Mirko Vuçiniç do të jetë trajneri i ri i Malit të Zi

Mirko Vuçiniç do të jetë trajneri i ri i Malit të Zi

​Nënkryetarja e Leposaviqit intervistohet nën dyshimin se sulmoi një zyrtare komunale

​Nënkryetarja e Leposaviqit intervistohet nën dyshimin se sulmoi një zyrtare komunale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën