Arsenali më në fund ka zytarizuar transferimin e mesfushorit anglez Declan Rice.
Të shtunën, klubi londinez ka zyrtarizuar blerjen më të shtrenjtë në histori të Premier Leagues.
Arsenali i ka paguar afro 120 milionë euro West Hamit për Ricen.
Ai ka nënshkruar kontratë afatgjate me Gunnersat.
Rice është blerë si zëvendësues i Granit Xhakës, që u largua drejt Leverkusenit .