Skuadra e Arsenalit ka vazhduar interesimin për mbrojtësin e Ajax, Timber dhe paraditën e së hënës ka paraqitur ofertën e dytë për të.
Gunners e panë të refuzuar kërkesen e parë prej 30 milionë eurosh, mirëpo Arteta e dëshiron me çdo kusht lojtarin dhe sipas Fabrizio Romanos, marrëveshja pritet të zyrtarizohet këtë javë.
Lojtari e dëshiron kalimin te Arsenali, i cili ka arritur marrëveshjen personale, në një kontratë 5 vjeçare, e cila do ta mbante atë në ‘Emirates’ deri në vitin 2028.










