Pa shkëlqim, pa raste e pa gola u përshkua derbi i madh anglez të enjten mbrëma ndërmjet Arsenalit e Liverpoolit.
Ndeshja në stadiumin “Emirates” u mbyll 0:0, me vendësit që dëshpëruan shumë dhe me Liverpoolin që ishte më kërkues në pjesën më të madhe të ndeshjes por pa gjetur qëllimin, zhbllokimin e ndeshjes.
Arsenali lider i Premier League, me këtë pikë mban distancën prej gjashtë pikëve ndaj Manchester Cityt që poashtu luajti baras një natë më parë. “Gunners” kanë 49 pikë, para Cityzens që kanë 43 sosh.
Liverpooli është i katërti por me 35 pikë. Skuadra e Arne Slott është 14 pikë larg vendit të parë me pak gjasa për ta mbrojtur titullin e kampionit.










