Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dielën për rastin ku dy persona kanë mbetur të lënduar të shtunën në lagjen Bregu i diellit në Prshtinë, duke quar kështu numrin e të arrestuarëve në 4 për këtë rast i cili nga PK është cilësuar si tentim vrasje.
Sipas komunikatës në mesin e të arrestuarëve është edhe njëri nga personat e lënduura.
“Hetimi filletar dhe sqarimi i rrethanave rreth rastit, nga ana e hetuesve ka rezulltuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar : R. I, mashkull, 19 vjeç dhe , G. H, mashkull, 19 vjeç. Po ashtu masa e arrestit policor i është shqiptuat edhe njërit prej personave të lënduar: A.V, mashkull, 19 vjeç, i cili po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK”, thuhet në komunikatë.
Për këtë rast është arrestuar dhe një D.B, 19-vjeç i cili është dërguar në mbajtje./teve1.info/