TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Arrestohet personi që dyshohet se ekzekutoi biznesmenin në Elbasan

by tëvë1
14 minuta ago
0
A A
Vritet një person në Elbasan

Policia ka vënë në pranga një tjetër person të dyshuar për përfshirje në ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan.

Arrestimi është kryer në Përrenjas, ku u kap 33-vjeçari Nevzat Spaho, person me precedentë penalë, i cili, sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ka qenë ekzekutori me armë i viktimës.

Siç raporton Euronews  lokalizimi dhe kapja e Spahos është rezultat i disa orëve ndjekjeje dhe verifikimesh nga strukturat e Policisë së Shtetit, që po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Arrestimi i tij pritet të hedhë më shumë dritë mbi motivin e vrasjes dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë. Ndërkohë, vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar në ekzekutim.

Policia njoftoi dje zyrtarisht se ka arrestuar ortakun e viktimës, Xhino Ago, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Po ashtu u arrestua roja i karburantit Kujtim Pisha, 52-vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Në kërkim u shpall Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe Armando Kola 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Marselo Arani është arrestuar më herët nën akuzën për pastrim parash, ndërsa iu sekuestruan pasuri me vlerë 136 mijë euro.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Agos i cili ia ka dhënë me hua shtetasit Marselo Aranit.

Shkak i vrasjes dyshohet të jetë prishja e pazareve mes dy ortakëve, ndërsa grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ngrihet aktakuzë kundër Mogherinit për mashtrim dhe korrupsion

Ngrihet aktakuzë kundër Mogherinit për mashtrim dhe korrupsion

Rutte thotë se Rusia po përgatitet për konfrontim afatgjatë

Rutte thotë se Rusia po përgatitet për konfrontim afatgjatë

Lirohet Mogherini derisa hetimet vazhdojnë

Lirohet Mogherini derisa hetimet vazhdojnë

Bisedimet mes Putinit dhe ShBA-së pa përparim për marrëveshjen e paqes në Ukrainë

Bisedimet mes Putinit dhe ShBA-së pa përparim për marrëveshjen e paqes në Ukrainë

Ngrihet aktakuzë kundër Mogherinit për mashtrim dhe korrupsion

Ngrihet aktakuzë kundër Mogherinit për mashtrim dhe korrupsion

Arrestohet një 25-vjeçar për vjedhje të rëndë

Katër punëtorë të një kompanie në Klinë rrihen mes veti, arrestohen

Nis turneu përkujtimor në futboll “Erion Kajtazi”

Nis turneu përkujtimor në futboll “Erion Kajtazi”

Rriten kapacitetet kibernetike të hetuesve të Policisë së Kosovës

Rriten kapacitetet kibernetike të hetuesve të Policisë së Kosovës

Vritet një person në Elbasan

Arrestohet personi që dyshohet se ekzekutoi biznesmenin në Elbasan

Ambasadori gjerman kritikon moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet në Kosovë

Ambasadori gjerman kritikon moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet në Kosovë

Acarohet raportet Kosovë –SHBA, kërkohen zgjedhje të reja

Moscertifikimi i Listës Serbe, ShBA: Cenon interesat, përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën