Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Pejë, pasi kishte arritur të pajiset me letërnjoftim të Kosovës me identitet të rrejshëm.
Policia ka bërë të ditur se i arrestuari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë, për shkak se i njëjti duke përdorur identitetin e një personi tjetër, ishe pajisur me letërnjoftim të Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.