Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka shantazhuar një burrë tjetër në Skenderaj.
Sipas policisë, i dyshuari i kishte kërkuar para për mospublikimin e një video.
“Skenderaj / 10.01.2024 – 14:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka shantazhuar viktimën mashkull kosovar duke kërkuar para për mos publikim të një video. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.