Arrestohet një person në Shtime për fajde.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se pas kryerjes së veprës, i njëjti ka sulmuar fizikisht personin në fjalë.
Me ç’rast, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Shtime / 04.01.2024-14:20. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar pasi i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar, po ashtu e kishte sulmuar fizikisht të njëjtin. Pas konsultimit me prokurorin kompetent, me vendim të tij personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, raporti i plotë i Policisë./teve1.info/.