Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ka qenë i kërkuar si dyshuar i përfshirë në dy raste vjedhje si dhe të veprës penale “Marrja në posedim te sendeve te luajtshme”.
Raste janë raportuar në Stacionin Policor Mitrovicë Veri dhe Mitrovicë Jugu gjatë javës së kaluar, ndërsa që ai është arrestuar nga policia në veri të Mitrovicës.
“I dyshuari Xh. N., është arrestuar pas një pune intensive të njësive policore të Stacionit Policor Mitrovicë Veri. Arrestimi i tij është kryer mbi bazën e dëshmive dhe provave të siguruara se i njëjti ka qenë i përfshirë në rastin e vjedhjes së dy automjeteve si dhe një rast marrja në posedim të sendeve të luajtshme (telefon, pasaportë dhe letërnjoftim). Policia ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ku i dyshuari pasi është arrestuar është sjellë në stacion policor, te njëjtit i është bërë matja edhe me alkool test dhe i njëjti ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit”, thuhet nga Policia.
I arrestuari sipas PK-së është ndaluar për 48 orë dhe pas pranimit të fajësisë është liruar dhe për veprat penale të kryera në jug të Mitrovicës u është dorëzuar zyrtarëve hetues kompetent.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili me vendim ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.
I dyshuari pas masës së ndalimit për 48 orë është intervistuar ku ka pranuar se i ka kryer veprat që i vihen në barrë dhe me urdhër të prokurorit është liruar, ndërsa për rastet tjera ne zonën e Mitrovicës se Jugut i njëjti i është dorëzuar zyrtarëve hetues kompetent.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale.