Është arrestuar një person në Vushtrri, i cili dyshohet për dy raste të veprës penale – vjedhje.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se i njëjti e ka kryer vjedhjen në dy raste të ndryshme.
“Në njërin rast, cak i vjedhjes ka qenë një objekt fetar – xhami, nga ku dyshohet se është vjedhur një kamerë sigurie, ndërsa në rastin tjetër është raportuar vjedhja e një biçiklete.Disa nga sendet e vjedhura janë gjetur dhe u janë kthyer pronarëve të tyre.
Pas intervistimit, i dyshuari, në konsultim me prokurorin kompetent, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastet janë duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e policisë.








