Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj, pasi gjatë verifikimit të tij është konstatuar se ishte në kërkim me urdhërarrest aktiv ndërkombëtar.
Sipas njoftimit të Policisë, urdhërarresti ishte lëshuar përmes ILECU-t, me kërkesë të autoriteteve të Gjermanisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë verifikimit ka rezultuar me urdhërarrest aktiv të lëshuar përmes ILECU-t me kërkesë të autoriteteve të shtetit të Gjermanisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes, ku do të qëndrojë për 48 orë.







