TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arrestohet një person në Prizren, lëshoi diploma të aftësimit profesional pa u zhvilluar trajnimet

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A
Arrestohet një person në Prizren, lëshoi diploma të aftësimit profesional pa u zhvilluar trajnimet

Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar një person me inicialet I.Ç., nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe “Mashtrimi” pas informatave të pranuara në Prokurori nga një OJQ vendore.

I pandehuri I.Ç, në cilësinë e pronarit dhe personit përgjegjës të Qendrës për Verifikim të Aftësive Profesionale “A.” në Prizren, dyshohet se ka lëshuar diploma të aftësimit profesional për profesione të ndryshme, pa u zhvilluar trajnimet përkatëse teorike dhe praktike, ndonëse në diploma është paraqitur se këto trajnime janë përfunduar me sukses.

“Sipas të dhënave të siguruara gjatë hetimit, këto diploma dyshohet se janë përdorur për punësim brenda dhe jashtë vendit, si dhe për plotësimin e kritereve në procedura të ndryshme të prokurimit.Nga veprimet hetimore rezulton dyshimi se, nga viti 2019 e deri më tani, janë lëshuar rreth 1,679 diploma për profesione të ndryshme, ndërsa pagesa për një diplomë dyshohet të ketë qenë rreth 300 euro, ndërsa përfitimi nga kjo veprimtari e kundërligjshme dyshohet te jetë rreth pesëqind mijë (500,000.00) euro Pas veprimeve hetimore të ndërmarra, është siguruar urdhër kontrolli nga Gjykata Themelore në Prizren, i cili është zbatuar në bashkëpunim me inspektorët tatimorë. Gjatë kontrollit janë siguruar dëshmi që, sipas dyshimeve të hetimit, tregojnë se subjekti në fjalë nuk ka qenë i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe nuk ka qenë i autorizuar për ofrimin, vlerësimin dhe certifikimin e kualifikimeve profesionale”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar  333 diploma profesionale, të vulosura dhe të pavulosura, me emrat e kandidatëve, dy pajisje kompjuterike, në të cilat ishte i instaluar programi për regjistrimin e diplomave, dy USB me të dhëna dhe gjëra të tjera.

Ndërkohë, për këtë rast i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“I dyshuari gjendet në ndalim prej 48 orësh, ndërsa, brenda afatit ligjor, Prokuroria do të vlerësojë paraqitjen e kërkesës për caktimin e masës për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale. Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës ftojnë çdo qytetar që dyshon se është mashtruar apo dëmtuar lidhur me pajisjen me diploma ose dokumente të aftësimit profesional nga subjekti në fjalë, që të paraqitet dhe ta raportojë rastin në Prokurorinë Themelore në Prizren ose në stacionin më të afërt policor. Çdo informacion i ofruar do të trajtohet në pajtim me procedurat ligjore dhe do të kontribuojë në zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në komunikatë./teve1.info/

Tags: arrestimfalsifikim i dokumentevemashtrimProkuroria PrizrenTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar në një biznes në Prishtinë

Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar në një biznes në Prishtinë

KDI ngre pikëpyetje për mundësinë e amendamentimit të Ligjit për Specialen pas kthimit nga presidentja

KDI ngre pikëpyetje për mundësinë e amendamentimit të Ligjit për Specialen pas kthimit nga presidentja

Të dielën përfundon ora verore, akrepat kthehen një orë pas

Të dielën përfundon ora verore, akrepat kthehen një orë pas

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajzë e mitur në Prizren, rasti po hetohet nga Policia

​Rama fton sërish protestuesit të dialogojnë

​Rama fton sërish protestuesit të dialogojnë

Të dielën përfundon ora verore, akrepat kthehen një orë pas

Të dielën përfundon ora verore, akrepat kthehen një orë pas

Pse shtëpitë në Norvegji mbeten të ngrohta edhe në −30°C? Pesë mënyra që mund t’i zbatoni edhe ju

Pse shtëpitë në Norvegji mbeten të ngrohta edhe në −30°C? Pesë mënyra që mund t’i zbatoni edhe ju

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajzë e mitur në Prizren, rasti po hetohet nga Policia

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën