Një person është arrestuar në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi gjatë kontrollit nga Policia dyshohet se i janë gjetur substanca narkotike dhe para të gatshme.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit janë sekuestruar 24.8 gramë kokainë, 1.3 gramë marihuanë dhe 1 mijë e 100 euro.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është bërë i ditur nga Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.







