Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut si i dyshuar për veprat penale “lëndim i lehtë trupor” dhe “sulm”.
Sipas njoftimit të mërkurën Policia e Kosovës ka trajtuar një rast të dhunës fizike të raportuar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, ku M.S. 35 vjeq kishte sulmuar fizikisht dy persona të tjerë.
“Sipas hetimeve fillestare, i dyshuari kishte shkuar në vendin ku ndodhej e mitura (vajza e tij) dhe e kishte sulmuar fizikisht atë. Në përpjekje për ta mbrojtur të miturën, kishte ndërhyrë edhe personi tjetër (i dashuri), i cili gjithashtu ishte sulmuar nga i dyshuari, duke u goditur me grusht në fytyrë. Lidhur me rastin, e mitura ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Njësia për dhunë në familje thuhet se ka intervistuar palët dhe ka kontaktuar Prokurorët e Departamentit të përgjithshëm si dhe Departamentit për të Mitur.
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.