Një person është arrestuar në Bubel të Malishevës si dyshuar për zjarrvënie.
Sipas PK-së i dyshuari kishte ndezur zjarr për ta pastruar arën i cili kishte përfshirë dhe sipërfaqe të pyjeve.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte pasi kishte ndezur një zjarr për ta pastruar arën, zjarri është përhapur dhe ka përfshirë një sipërfaqe të pyjeve private”, thuhet në raportin 24-orësh. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndryshe gjatë javëve të fundit rastet ku sipërfaqe të tokës po përfshihen nga zjarri janë shtuar.