TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

1 milion fëmijë palestinezë po përballen me një krizë urie

by teve1
2 vjet ago
0
A A
1 milion fëmijë palestinezë po përballen me një krizë urie

Udhëheqësi i 10 kuzhinave humanitare dhe shërbimeve tjera humanitare në Rripin e Gazës thotë se vetëm 2 qendra për shpërndarje të ushqimit kanë mbetur të hapura pas bllokadës totale të ndihmave humanitare nga Izraeli.

“Kemi pasur 80 enë për çdo ditë që ju kemi shërbyer njerëzve, tash jemi duke punuar vetem me 20,” ka thënë për Al Jazeera, Omar Abuhammad, koordinatori me organizatën, Zemrat Heroike.

Ai tha se para bllokadës ata po dhuronin ushqim për rreth 40,000 njerëz në pjesën e Gazës qendrore, Deir al-Balah. Tash, vetëm 10,000 palestinezë janë duke i ushqyer.

“Fëmijët e mi qajnë në shtëpi nga uria dhe unë nuk kam çfarë t’u jap. Nuk kam mundësi të blej atë që na nevojitet. Thjesht nuk ka asnjë mënyrë për të mbijetuar”, tha Om Mahmoud, një grua palestineze e zhvendosur në Deir el-Balah.

UNICEF ka thënë se është kritike që Izraeli të hap korridorin për ndihmat menjëhere, pasi qindra mijëra fëmijë palestinezë janë në rrezik mbijetese.

Gaza me një popullsi 2.1 milionë pas luftës, 47 për qind e tyre fëmijë, po përballet me një krizë urie që rrezikon të përkeqësohet skajshmërisht, pas bllokadës 16-ditore të ndihmave ndërkombëtare nga Izraeli në përpjekje për t’i bërë presion Hamasit që të pranojë një marrëveshje sipas kushteve të tyre.

Hamasi ka akuzuar Izraelin se po përdor “urinë si një armë lufte”.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përshkallëzohet protesta në Tiranë: Policët goditen me fishekzjarrë

Përshkallëzohet protesta në Tiranë: Policët goditen me fishekzjarrë

​Protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës në disa qytete

​Protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës në disa qytete

Protesta në Tiranë, tetë të lënduar, mes tyre një deputet dhe katër protestues

Protesta në Tiranë, tetë të lënduar, mes tyre një deputet dhe katër protestues

Protesta del jashtë kontrollit, protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

Protesta del jashtë kontrollit, protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

Kosova në krizë energjetike sipas Aleancës, paralajmërojnë interpelancë për importin

Kosova në krizë energjetike sipas Aleancës, paralajmërojnë interpelancë për importin

Boshatisja e tri fshatrave shqiptare në Leposaviq, për shkak të mungesës së transportit publik

Boshatisja e tri fshatrave shqiptare në Leposaviq, për shkak të mungesës së transportit publik

“Let’s Do It Kosova” pastron mbeturinat, por banorët nuk i bashkohen aksionit

“Let’s Do It Kosova” pastron mbeturinat, por banorët nuk i bashkohen aksionit

Nxënësit testohen nga mësimdhënësit, por si bëhet vlerësimi i mësimdhënësve brenda shkollave?

Nxënësit testohen nga mësimdhënësit, por si bëhet vlerësimi i mësimdhënësve brenda shkollave?

Igli Tare përfundon në “radarët” Napolit

Igli Tare përfundon në “radarët” Napolit

Mashtrimi përmes “Call Center”, të dyshuarit përfundojnë në paraburgim për një muaj

Mashtrimi përmes “Call Center”, të dyshuarit përfundojnë në paraburgim për një muaj

Kurti për shqiptarët e Luginës: Ata kanë të drejtë ta ndërtojnë jetën në vendlindje

Kurti për shqiptarët e Luginës: Ata kanë të drejtë ta ndërtojnë jetën në vendlindje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën