Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se ka kërcënuar një person tjetër përmes rrjeteve sociale.
Kjo është bërë e ditur në raportin 24-orësh të PK-së.
“ I dyshuari mashkull kosovar përmes rrjetit social facebook ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./teve1.info/