Një person është arrestuar pasi që i njëjti gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u janë gjetur dhe konfiskuar armë zjarri, municion, uniforma ushtarake si dhe pajisje tjera ushtarake.
Rasti ka ndodhur në Leposaviq.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Leposaviq 28.02.2025-11:00. Është arrestuar i dyshuari pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: armë zjarri, municion, uniforma ushtarake si dhe pajisje tjera ushtarake. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./teve1.info/